Çdo ditë në mëngjes, ai afrohet tek kioska e vogël ku shiten gazetat, përshëndet ngrohtësisht shitësin, merr gazetën, paguan çmimin dhe largohet. Gjatë gjithë atyre viteve, qoftë dhe një herë të vetme, gazetashitësi nuk ia kishte kthyer përshëndetjen e mëngjesit. Njerëzit e shihnin që ky skenar përsëritej çdo ditë, e megjithatë, asnjëri, si blerësi ashtu dhe shitësi, nuk e ndryshonin sjelljen e tyre.

Një ditë, një nga blerësit e tjerë të gazetës, iu afrua dhe i tha: ‘‘More po çfarë është kjo punë kështu?! Ti vazhdon ta përshëndesësh, ndërkohë që ai nuk ta kthen fare përshëndetjen!”
Personazhi ynë iu përgjigj: ‘‘E çfarë ka këtu për tu çuditur?”

Blerësi: ‘‘Si more çfarë ka për tu çuditur?! Ti e përshëndet çdo ditë dhe ai po çdo ditë as që do t’ia dijë?!”

Personazhi ynë: ‘‘Po mirë, sipas teje, përse e bën këtë?”
Blerësi: ‘‘Sepse është i paedukatë, një që nuk e meriton ta përshëndesësh fare, një ç’të të them…”
Personazhi ynë: ‘‘Sipas teje, ai qenka një i paedukatë!”

Blerësi: ‘‘Pa pikën e dyshimit.”
Personazhi ynë: ‘‘Mirë, po ti, dëshiron prej meje që të mësoj prej tij mungesën e edukatës, apo ti mësoj edukatën?

Gandi thoshte: ‘‘Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh tek të tjerët!”
Është e vështirë ta thyesh një person që nuk dëshiron të dorëzohet!/Akropoli i ri