Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë’ u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s’lan’ i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë. ”

1925

Hafiz Ali Korça është shkrimtar i njohur. Hafiz Ali Korça lindi në Korçë, më 5 prill 1873 dhe vdiq në Kavajë, më 31 dhjetor 1956.

Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës.

Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. E gjejmë pjesëtarë në Komisinë Shqyp në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”. Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës.
Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:
Mevludi (1900).

“303 fjalë të Imam Aliut” (Botuar në Korçë më 1910).
“Historia e shenjtë dhe të katër halifetë” (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288).
“Jusufi me Zelihanë” (Botuar në Elbasan më 1923).

“Gjylistani”, përkthim nga Saadiu, (1918).
“Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë”, poezi, (Botuar në Tiranë më 1944).
“Tefsiri i Kur’anit”, (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924.

“Rubaijjati Khajjam”(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).

Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si :
“Abetare shqip” (1910).
“Fe Rrëfenjësi, morali” (1914).
“Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime”, (1916).

Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh. Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si “Gjylistani”, “Rubairat” si dhe “Jusufi me Zelihane”, i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.

Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
Mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës
Pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës
Këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali (1914)
Pjesëmarrës në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër(1916-1918)
Drejtor i Arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin(1916)

Thenieve te tij me te spikatura:

-O Mëmëz o halle-madhe ç’gjëmë e zezë të ka zënë Bijt ‘e tu s’mentohen fare rrugëvet të kanë lënë Të pamëshirçmit s’të shohin , nuk kujdesen për ty fare Të kanë lënë të shkretë, xhveshur,zbathur e pa ngrënë.

Hafiz Ali Korça.

-Për Shqipërinë u perpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime.

(Hafiz Ali Korça në kryeveprën e tij 7 ënderrat e Shqipërisë)

-Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa Ndër këmbë’ u muar e shenjta besa, Xhami e kish s’lan’ i rrënuan, E kësi punësh djajt i shënuan, Priftërinjtë e hoxhët si kec i grinë, Inteligjentët në dhet i shtrinë.

Hafiz Ali Korça “Bolshevizma çkatarimi i njerëzimit

-Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë

Advertisements
Advertisements