Ishte koha kur ende esh, trat e atdhetarëve, patriotëve dhe mendimtarëve preheshin larg vendit për të cilin kontribuan.

Koha kur arsimi më shumë se kurrë kërkonte vëmendje dhe roli i shkollave për mësues ishte thelbësor.

Në Elbasan rreth Normales së 1909 ishin mbledhur arsimdashësit. Ndër shumë nisma që ndërmorën ishte dhe sjellja e eshtrave të Naim Frashërit në Shqipëri. Përpjekjen e tyre e zbulon edhe një statut i rrallë i shoqërisë “Naim Frashëri” të ngritur më parë dhe të përmirësuar në vitin 1937.

Ndër të tjera në këtë statut shkruhet:

Qëllimi: Me ba propagandë:

Për prurjen e esh, trave të Naim Frashërit në Shqipni.
Për ngritje përmendoresh nëpër vise të ndryshme t’atdheut
Për ribotimin e gjithë veprave të tij në mënyrë kritike e artistike.

MOTOJA

Me zjarrin dhe flakën e Naimit të math në shpirt e në zemër kini e Arbënin e dashun përmbi cdo gja në jetët”

Anëtarësia e kësaj shoqërie do të ishin nxënësit e Normales. Statuti është firmosur nga 42 anëtarë nderi ndërkohë drejtues nderi Halit Narazani dhe Et’hem Haxhiademi.

Burimi: Konica.al