Syri i Kaltër është ndër destnacionet më të vizituara, pasi është një nga mrekullitë e natyrës shqiptare në jug të vendit, që lë të mahnitur të gjithë vizitorët.

Një video e disa viteve më parë, ku tregohen mrekullitë nënujore është bërë sërish virale në rrjetet sociale.

Uji i akullt dhe i kristaltë, përbëjnë një joshje dhe krijojnë mister për atë që është në thellësi.

Ky sistem shpellash është një atraksion i madh turistik në Shqipërinë Jugore. Uji i ftohtë i freskët i pranverës është aq i qartë dhe tërheq një turmë për të notuar … por shpella është një tjetër histori. Shumë pak shpirtra të guximshëm e sfidojnë rrjedhën e çmendur për të hyrë në shpellë. Titani, bashkë me hulumtuesit nga Qendra Shqiptare për Kërkimin e Marinës, u fut atje“, shkruhet në videon e postuar në youtube./Javanews.al