Jetonin dikur një grumbull bretkosash të vogla dhe shumë të imta të cilat organizuan një garë. Qëllimi i garës ishte të arrinin majën e një kulle shumë të lartë. Një turmë e madhe u mblodh rreth kullës për të parë garën duke brohoritur.
Gara filloi …

Në të vërtetë, askush nga turma nuk besonte se bretkosat e vogla do të arrinin majën e kullës. Ata bënin deklarata të tilla si:
“Oh, RRUGA është shumë e vështirë !!”
“Ato kurrë nuk do ta bëjnë atë deri fund”.
“Nuk ka asnjë shans që ato të kenë sukses. Kulla është shumë e lartë!”

Bretkosat e vogla filluan të dorëzoheshin një nga një, me përjashtim të atyre që me një ritëm më të ulët ishin ngjitur lart e më lart.
Turma vazhdonte të brohoriste.
“Është shumë e vështirë! Askush nuk do ta arrijë!”
Më shumë bretkosa të vogla po lodheshin dhe po hiqnin dorë…
Por, NJË prej tyre vazhdoi të ngjitet gjithnjë e më lartë duke mos hequr dorë!

Në fund, të gjitha bretkosat kishin hequr dorë nga ngjitja në kullë. Me përjashtim të një bretkose të vogël që pas një përpjekjeje të madhe, ishte e vetmja që arriti kulmin!
Në fund të gjitha bretkosat e tjera të vogla natyrisht donin të dinin sesi kjo bretkosë arriti të fitonte?
Një konkurrent i kërkoi bretkosës së vogël sesi kishte mundur të kishte sukses dhe sesi kishte gjetur forcën për të arritur qëllimin?
Doli se fituesi ishte i shurdhër.

Jini të shurdhër kur njerëzit u thonë se nuk mund t’i përmbushni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Fituesit nuk i kushtojnë vëmendje opinioneve të njerëzve të tjerë kur bëhet fjalë për ëndrrat dhe qëllimet e tyre. Përqëndrohuni në ëndrrat tuaja dhe ecni drejt tyre me besim. Njerëzit të cilët nuk po ju ndihmojnë të arrini destinacionin tuaj gjithmonë do të kenë mendime dhe zakonisht negative. Mos ju kushtoni vëmendje atyre.

SHPIRTRAT E MËDHENJ KANË HASUR GJITHMONË KUNDËRSHTIM TË DHUNSHËM NGA MENDJET MEDIOKRE.
JU KURRË NUK DO TË ARRINI NË DESTINACION, NËSE NDALONI DHE GODISNI ME GURË ÇDO QEN QË LEH.

Burimi: Akropoli i Ri