Shfaqja “Të korrat e gjelbërta” vjen nga Bruno Shllaku në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. Shllaku këtë pjesë e ka shkruar vetë, frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumbit “Rrno për me tregu” .  Këtë dramë  Bruno Shllaku e ka dedikim për intelektualët e persekutuar.

Bruno Shllaku vjen kësaj here si dramaturg, regjisor dhe aktor në dramën “Të korrat e gjelbra”. Ngjarjet e së cilës zhvillohen në harkun kohor 1945-1967. Të gjithë personazhet në letër i ka patur të projektuar se kush do i interpretonte.

Kjo vepër është një dedikim për të pafajshmit, të cilët as dje dhe as sot nuk marrin vendin e merituar sipas  Bruno Shllakut. Ndërsa vetë i jep frymë memories kombëtare. Shfaqja pas Tiranës do të rrugëtojë në disa qytete evropiane.

/ABC News Albania 24/7