Gianluiggi Buffon, 42 vjeç ka luajtur dje ndeshjen e tij 667 me Juventusin, duke qenë titullar në sfidën e mbrëmshme për Kupën e Italisë kundër Milanit.

Pas përfundimit të takimit, ai zgjodhi të marrë fanellën e Daniele Maldini, djalit të Paolo Maldini. Buffon shfrytëzoi mundësinë të koleksiononte bluzën e tij.

Në fund të ndeshjes ai tha: “Kam luajtur me Enrico Chiesa-n, dhe me Federico-n. Me Lilliam Thuram dhe djalin e tij, Marcus, si dhe me George Weah dhe djalin e tij Timonthy. Me Paolon kemi qenë kundërshtarë prej vitesh dhe nuk mund ta humbja mundësinë për t’i marrë fanellën djalit të tij, Danielit.

Unë do të jem këtu dhe kur nipërit e tyre të luajnë”, tha Buffon duke qeshur legjenda e gjallë.

Burimi: 27.al