Bujar Asqeriu
Bujar Asqeriu

Jeta e një artisti është e mbushur me ngjarje dhe të papritura të mëdha, që i japin kuptim jetës artistike në Shqipëri. E tillë është edhe jeta e Bujar Asqeriut, aktorit të mirënjohur të teatrit dhe skenës shqiptare.

Bujar Asqeriu, artisti i palodhur, ka një galeri të pasur rolesh, me më shumë se 100 role në karrierën e tij. Suksesin më të madh e ka arritur me rolin e Telos në filmin “Njeriu i mirë” (1982), me të cilin i dha jetë një karakteri të fortë, punëdashës, njeriun e sakrificës, me qëndrueshmëri morale dhe me ideale, por jo i skematizuar. Me këtë rol, ai fitoi dhe Medaljonin e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Edhe në filmin “Një emër midis njerëzve (1985) u nderuar me Medaljonin e Festivalit VI.

Fëmijëria

Artisti ka një temperament të gjallë, zë të plotë, është i natyshëm, organik dhe komunikues. Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, Shqipëri. Është një nga aktorët e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar.

U diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në kinematografi, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, respektivisht ne filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979).

Teatri

Teatri është i pazëvendësueshëm për shkak të emocioneve që shkakton kontakti i drejtpërdrejtë me publikun. I këtij mendimi është edhe Bujari i cili shprehet se “500 veta që të rrinë përballë teje në skenë kanë një emocion të pazëvendësueshëm për aktorin dhe magjia që të krijohet në skenë është e pazëvendësueshme për mua.”

Rolet në teatër janë të larmishëm e të shumtë. Pasi mbaroj Institutin e Lartë të Arteve më 1979, filloi punë si aktor në teatrin ‘’Petro Marko’’ të Vlorës ku luajti aty mjaft drama, më së shumti role të planit dramatik si në shfaqjet “Fytyra e dytë”, Rruga “Budi 723”,”Berberi i seviljes”, por edhe në rrafshin satirik mund të përmendim “Tre mendje ne ankand” ,duke qënë një nga aktorët kryesor të kësaj trupe. Luajti dhe në komedi, ku spikati me rolin e shërbëtorit te komedia “Ariu” e Cehovit. Në vitin 1999 u pranua si aktor në Teatrin Kombëtar, ku interpretoi rolin kryesor në disa vepra si në dramat “Armiku I popullit” e H. Ibsenit, 1999, “Njeriu”, “Virtyti dhe kafsha” e L.Pirandelos, 2001, “Gomone” e M.Luarasit, 2003. Me Benin te pjata e drunjtë ,2005, ai mishëroi me një përjetim të fortë njeriun në konflikt me vetveten, kurse me Liberon te komedia “Genjështra me këmbë të gjata” e Eduardom De Filipos, në teatrin “Bylys” të ,Fierit ,2006, fitoi me inteligjencë elementet lirike, satirike dhe ato groteske, duke i shndëruar në një harmoni artistike.

Në vitin 2007, me vija të ashpra, por shumë të dhimshme vjen portreti i Markos tek drama “Pamje nga ura” e Artur Milerit, me të cilën, përmes një lojë të ndjerë, plot temperament, ku theksoi ndershmërinë ,dashurinë e njeriut të urtë , punëtor e të paqem , të vrarë nga puna, por që nuk mund ta faltë pabesinë dhe poshtërimin që i ishte bërë.

Egli te komedia Franku V(2008) e Frederih Durenmat solli një tjetër pamje të aktrimit te tij, lojën me sarkazmën, paradoksinë, kundërshtitë brenda psikës se deformuar të personazhit të zbuluar një reliev njerezore të vecantë, kriminelin e pameshirshëm. Me 2009 i dha jetë rolit të Domeniko Sorianos te “Filomena Marturanto” e Eduardo De Filipes, me një drejtëpeshim midis qasjes dramatike dhe asaj psikologjike me qasjen ironike dhe vërtetësinë e reagimit.

Filmografia

bujar1Filmi i parë i luajtur nga aktori është “Në shtëpinë tonë” me regjisorin e madh Dhimitër Anagnosti. Artisti e kujton me shumë nostalgji fëmijërinë e tij. Por suksesi për artistin ishte një surprise e këndëshme, pasi edhe pse ishte një student i veshur keq, e i paushqyer mirë e në moshë të vogël, u përzgjodh për të luajtur role të rëndësime në ekranin e madh shqiptar. Kjo ishte edhe pikënisja e një rruge të gjatë artistike dhe me një galeri të pasur rolesh.

Janë të shumta rolet në skenë. Duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, në filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mirë” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985.280px-Poster_i_filmit_Në_shtëpinë_tonë

Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Dëshpërimisht” 2000.

 

Cmimet dhe Nderimet

1293531022-bukur_11Në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan,Kosovë (2002), fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” me rolin e ministrit në dramën “Shpirti i ujkut” të Ferdinand Hysit, e vënë në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Fitoi cmimin e “Aktorit më të mirë “ 2006, në Fier, me rolin e McLeavy-t, në dramën satire “Preja” të Xhon Ortonit , e vënë ne skenën e Teatrit . Bujar Asllani është edhe një recitues i njohur i poezisë shqipe. Mban titullin “Artist i merituar”./Konica.al/Marinela Lamçe