Bujar Asqeriu
Bujar Asqeriu

Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, Shqipëri. Është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar.

U diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, respektivisht ne filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mire” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985.

Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Deshperimisht” 2000.

  • Filumena Marturano (2009) ………….Domenico
  • Pamje nga ura (2007) teater
  • Trapi i vjetër – (2005) …….deputeti (telekomedi)
  • Lettere al vento – (2003) ………Gon Doji
  • Prindër të vegjël – (1991) (TV)
  • Jeta në duart e tjetrit – (1990)…..Spiro
  • Misioni përtej detit – (1988)
  • Në emër të lirisë – (1987)
  • Telefoni i një mëngjesi – (1987)… Astriti
  • Tri ditë nga një jetë – (1986)… shoku i Sandrit, kineasti tjeter
  • Një emër midis njerëzve – (1983)
  • Njeriu i mirë – (1982) ……….Telo
  • Ditë të qytetit tim – (1982)(TV)
  • Në prag të lirisë – (1981)
  • Në shtëpinë tonë – (1979)
  • Liri a vdekje – (1979) …………Muzaka
  • Radiostacioni (1979)