Kur do filloja shkollën ishim në një gjendje ekonomike thuajse të vajtueshme. Punonte nëna dhe babai,por qemë tre fëmijë të vegjël,unë më i madhi sa kalova 6 vjeç. Bashkë me ne jetonin gjyshja edhe xhaxhai. Ai atë mot qe student dhe bursën ia mori përsipër babai e në fakt ia doli për kater vjet rresht. Shihet pra se ngelej pak për libra,fletore apo…për çantën e shkollës.

Sot e kujtoj me buzagaz,por ka qenë shumë dramatike vajtja ime në shkollë. Jo nga që nuk kishte lokale dhe mësues. Kishte,madje mbaj mend se na donin shumë mësuesit,edhe roja i shkollës. Por zymtia nisi disa ditë para. Dhe ja se si ndodhi e ja pse nuk më shqitet nga mendja.

Kur do filloja shkollën ishim në një gjendje ekonomike thuajse të vajtueshme. Punonte nëna dhe babai,por qemë tre fëmijë të vegjël,unë më i madhi sa kalova 6 vjeç. Bashkë me ne jetonin gjyshja edhe xhaxhai. Ai atë mot qe student dhe bursën ia mori përsipër babai e në fakt ia doli për kater vjet rresht. Shihet pra se ngelej pak për libra,fletore apo…për çantën e shkollës.

Po afrohej dita e çeljes së vitit shkollor. Në kohën time dyert hapeshin më 1 shtator. Një javë para babai bleu librat e i mbështollëm me gazetën “Zëri i Popullit”. I stivosëm mbi tavolinë në një cep dhe po prisja te më sillnin çantën. Nuk e mendoja fare si mungesë se jepesha pas futbollit me topa të vegjël ngjitur me pulla në plot vende dhe gjumë si i vd, ekur sa hyja në shtëpi.
Por mbrëmjen e 31 gushtit pashë se çantë nuk do kisha. Sa ishte nisur dhe xhaxhai studimet në universitet e i kishte thithur krejt paratë e shtëpisë.

-Po çantë?- pyeta babain.
-Do bësh si do bësh ca ditë,-foli ai e gjoja po lexonte gazetën.
-Po si? Në dorë do i mbaj unë librat?

Mamaja gati duke qarë më afroi tek krevati i gjyshes. Në fakt ishte krevati ku flinte ajo,por edhe unë ,edhe vëllai,edhe motra. Dy nga koka e dy nga këmbët. Ai krevat qe si konvikt i vogël për ne. Në dimër,nga që bënte ftohte,mbulonim kokat të gjithë e ia krisnim muhabeteve poshtë jorganit me aq gaz e hare sa ende nuk gjej ditë të mijat më të lumtura se atëhere.

-Cili është jastëku yt?- më pyeti mamaja.
-Ky i vogli.
-Ja,e marrim nesër në mëngjes,-e ngriti sipér,hoqi këllëfin,një copë si lino ngjyrë bezhë,-dhe opa,këtu fusim librat,-më tha.

Habisë sime nuk i la kohë. Se në cast i qepi një rryp pak më të trashë se lidhëzat e këpucëve dhe ma hodhi në krahë. Pastaj mori librat dhe mbushi këllëfin. Mori formën e tyre dhe m’u duk pranueshëm. Bile më pëlqeu.
Natën nuk e vura këllëfin te jastëku. Fjeta pa të. Kisha frikë se mos dërsija dhe e bëja pis. Doja të ndriste ditën e parë.

Në mëngjes e rrëmbeva dhe vrap në shkollë qysh në orën shtatë. Askush nuk më çoi,as lule nuk mora me vete. Se nuk më dha nëna a babai. Ata ishin në punë. Nëna qysh në gjashtë,babai një orë më pas. Isha thuajse i pari në fushën e madhe të futbollit,se atje do bëhej çelja e vitit të ri. Kisha veshur tuta ngjyrë kaki se atë ngjyrë prodhonte kombinati i trikotazhit. Gjithë fëmijët ishim si të një ekipi,njësoj.

Më ngrohu zysha,zëri dhe butësia e saj. Në drekë vrap në shtëpi e drejt tek gjella e gjyshes. Kështu kaluan ditë dhe çanta pe lecke më ngjiti,u harmonizua me veshjen time dhe nuk m’u duk e veçantë nga që plot fëmijë në klasë të tilla çanta mbanin në krahë. Një të shtunë nëna e mori ta lante. Ishte ftohur moti dhe e nderi për tharrje brenda në kuzhinë. Në mbrëmje të dielë e vura te koka se mbante erë sapun,nga ai pesëmbëdhjetë lekshi që kishte aromë pastertie një km larg. Por kur u zgjova pashë që kokën e kisha te jastëku i gjyshes. Nuk arrita të pyes se nëna më shpjegoi.

-Çantën,këllëfin dmth,e mori gjyshja. Iku në Tiranë sot e atje futi ca rroba të saj që mori me vete.
-Po unë në shkollë si do shkoj?
Ajo qeshi. Vuri mbi krevat një çantë të zezë. Shkëlqente.
-Ia dha xhaxhi Sofo babit dje. Posaçërisht pér ty.

Sofo,shoku i babait,punonte operator në ambulancë. Tek radioskopia. Çanta që i thoja unë,ishte një dosje ku futeshin filmat e grafisë.
M’u duk përrallore. Pérqafova nënën dhe ngjesha librat brenda. Dukesha si mësues. Por pa mbérritur gjyshja nga Tirana dosja u gris. Ditën kur ajo shkeli në Korcë e prita te agjencia e autobuzëve. Sa erdhi e përqavova me mall dhe i rrëmbeva çantën time,këllëfin e jastëkut që ajo ma gjezdisi deri në Tiranë.

Hyra në shtëpi,i zbraza teshat e gjyshes dhe ngjesha brenda librat. Më kapi një frikë kaq e madhe mos e përdornin prapë si valixhe ndaj të nesërmen sa shkova në shkollë i derdha sipër krejt shishen e bojës. Një hartë e madhe u shpérnda. Ajo njollë blu m’u duk si vulë e madhe që vertetonte se çanta do ishte sot e tutje vetëm imja. E askujt tjetér.

Në fund të vitit,kur mora dëftesën më dhanë edhe fletë lavdérimi. Nëna e babai më fërkonin kokën,unë fërkoja çantën. Ajo copë lecke qe dashuria ime e parë,qe lodra ime në ato kohë pa lodra.

(a.m/dosja.al)