Ç’ënderrojnë Vogëlushët

Ç’ënderrojnë vogëlushët,
qe shetisin rreze malit?
Eh, te kishim per qeleshe
pak nga bora e Korabit.

Ç’ënderrojnë vogëlushët
qe po lozin ne lugina?
Eh, te kishim ne ne faqe
portokallet qe ka Vrina~

Ç’ënderrojnë vogëlushët,
qe mrizojne rreze bjeshkes?
Eh, te kishim ne per syte
pak nga ujerat e Prespes!

Ç’ënderrojnë vogëlushët,
qe shtegtojne pas kopese?
Eh, t’i kishim ne kemishat
porsi fusha e Myzeqese!

Ç’ënderrojnë vogëlushët,
qe po ngjiten maje kodres?
Eh, t’i kishim ne fustanet
si qilimat e Kosoves!