Një mbret, i cili ishte i njohur për dh, unën dhe te, rrorin që ushtronte mbi popullin e tij, për çka edhe këta të fundit e dëshironin vd, ekjen ose shkarkimin e tij, një ditë, për befasinë e të gjithëve, tha se kishte menduar e vendosur që të hapte një faqe të re me popullin.

Më nuk do të ushtronte dh, unë, përkundrazi, premtoi drejtësi dhe trajtim dinjitoz të popullit. Ashtu edhe ndodhi. Mbreti ndryshoi për të mirë. Kaluan muaj dhe ndryshimi vërehej në çdo aspekt. Një ditë, një ministër, i cili kishte aq shumë dëshirë të rrëzohej mbreti, mori guximin dhe e pyeti:
Çfarë të bëri të ndryshosh?

Mbreti filloi t’i rrëfente në detaje. “Një ditë –filloi mbreti rrëfimin- derisa isha hipur mbi kalë dhe shëtisja në pyje, pashë një qen të tër, buar, i cili kafshoi në këmbë një dhelpër dhe e la të par, alizuar. Më pas qeni shkoi në një fshat, ku iu lehte njerëzve.

Një njeri mori një guri dhe e qëlloi në këmbë, të cilën ia theu. Nuk shkoi gjatë dhe këtë njeri, që ia theu këmbën qenit të tërbuar, e shkeli një kali, i cili ia theu këmbën. Pastaj kaloi duke vrapuar ra në një gropë dhe iu thye këmba.

E tërë kjo më bëri të ndalem dhe të meditoj për një çast. E keqja po e lindka të keqen. Nëse vazhdoj me veprimet e mia të këqija, sigurisht do të kam dhe unë fat të keq një ditë. Kështu, vendosa të ndryshoj – mbaroi mbreti rrëfimin e tij.

Ministri, i cili dëshironte rrëzimin e tij, u ngrit dhe u nis ndërsa mendonte se tashmë ka ardhur koha e rrëzimit të mbretit. Duke ecur ndërsa mendonte për kurthin, vuri një hap gabimisht dhe u rrëzua duke e thyer qafën.

Porosia e tregimit:
“SILLU ME TË TJERËT, ASHTU SIÇ DËSHIRON ATA TË SILLEN ME TY!”

Nga Sedat Islami

Burimi: Islamgjakova.net