1762 – Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Rusisë dhe Prusisë.

1800 – Britani e Madhe: Parlamenti miraton aktiv e bashkimit me te cilin vendos bashkimin mes Mbretërisë Britanike dhe Mbretërisë Irlandeze duke i dhëne jete Mbretërisë se Bashkuar te Britanisë dhe Irlandës.

1818 – Lind Karl Marksi, filozof dhe politikan gjerman.

1835 – Në Belgjikë përurohet hekurudha mes Brukselit dhe Malines (Mechelen). Kjo është hekurudha e pare në Evropa kontinentale.

1841- Ndahet nga jeta Napoleon Bonaparti. Më 5 maj 1821, ish-sunduesi i Francës, Napoleon Bonaparte, që më parë kishte ngritur perandorinë e tij pothuajse përreth gjithë Europës, ndahet nga jeta si një i burgosur i Britanisë, në ishullin e largët Saint Helena, në jug të oqeanit Atlantik.

I lindur në ishullin e Korsikës, njëri prej strategëve ushtarak më të mëdhenj të historisë, ai u ngjit shpejt në rangjet e Ushtrisë Revolucionare Franceze gjatë fundit të 1790-s.

Ai mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804.

Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u inter nua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u inter nua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku ndahet nga jeta në moshën 51 vjeç.

1916 – Marinsat amerikanë pushtojnë Republikën Dominikane.

1942– Vritet Qemal Stafa. 5 Maj është dita e dëshmorëve të Shqipërisë. Kjo ditë u caktua në kujtim të Qemal Stafës që është vrarë në këtë ditë, gjatë luftës antifashiste në Luftën e II Botërore.

1949 – Traktati i Londrës krijon Këshillin e Europës në Strasburg, si institucioni i parë europian, që punon për integrimin europian.

1955 – Gjermania perëndimore fiton pavarësinë e plotë.

1961 – Programi Merkuri: Merkuri 3 – Alan Shepard behet amerikani i parë që udhëton në hapësire. Ai kryen një fluturim për 15 minuta, duke përshkuar jo një rrotullim të plotë përreth Tokës.

Burimi: Konica.al