70 – Perandori romak Titus dhe legjionet e tij rrëzojnë murin e Jeruzalemit dhe hyjnë në qytet

Titus kishte pasuar në fron babain e tij, Vespasian, duke u bërë Perandori i parë romak që e trashëgoi pushtetin nga prindi biologjik. Titus njihet si perandor i mirë; ai përfundoi Koloseun në Romë; u tregua bujar në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79, dhe nga një zjarr në Romë më 80. Pliny Plaku ia përkushtoi Historinë e Natyrës perandorit Titus. Në kontrast me këtë portretizim në historitë romake, në kujtesën hebraike Titus mbahet si shtypës i keq dhe shkatërrues i tempullit. Për shembull, një legjendë e përshkruan Titus se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë mbi një libër të Torës brenda tempullit gjatë shkatërrimin e tij.

1257 – Krakov, në Poloni, merr të drejtat e qytetit – i ngritur mbi një vendbanim të epokës së gurit, Krakovi është sot qyteti i dytë më i rëndësishëm i Polonisë. Çka filloi si një fshat i vogël mbi një kodër arriti të bëhej një qendër tregtare sllave në vitin 965.

1883 – Lindi John Maynard Keynes, ekonomist britanik, mendimet radikale të të cilit ndikuan teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne, dhe politikat ekonomike qeveritare. Në vitin 1999, revista Time e përfshiu Keynes në listën e 100 personave më të rëndësishme dhe më me ndikim të shekullit të 20, duke komentuar se ideja e tij radikale që qeveria të shpenzojë më shumë para sesa ka është një nga arsyet që kapitalizmi vazhdon të ekzistojë. Ishte John Maynard Keynes i cili bëri këtë vëzhgim ironik: “Nëse i keni borxh bankës 100 stërlina ju keni problem. Por në qoftë se ju i keni borxh një milion, banka ka problem”. John Maynard Keynes vdiq më 1946.

1898- Lindi Fredriko Garsia Lorka Fuente Vaqueros. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga gjenerali Francisco Franco.