Ngjarje

216 p.e.s. – 78.000 ushtarë vrahen në betejën e Kanaesë
1776 – U firmos Deklarata e Pavarësisë në SHBA.
1870 – Në Londër hapet hekurudha nëntokësore e parë e quajtur Tower Subway.
1922 – Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, i cili shkakton vdekjen e 60 mijë personave.
1931 – Ajnshtajni inkurajon të gjithë shkenctarët që të largohen nga kërkimet ushtarake.
1934 – Gleichschaltung: Adolf Hitler bëhet Führer i Gjermanisë.

1939 – Albert Einstein dhe Leó Szilárd i shkruajnë letër presidentit Franklin D. Roosevelt të e shtyjnë të fillojë projektin Manhattanpër të prodhuar armë nukleare.
1949 – Greqia me forcat e saj ushtarake organizoj dhe kryeu sulmin e armatosur kundër trojeve kufitare shqiptare në sektorin e Devollit, duke shkelur kështu edhe integritetin territorial të RPSH.
1967 – Tuneli i dytë Blackwall hapet në Greenwich, Londër.
1990 – Iraku sulmon Kuvajtin.
2000 – Republikanët nominuan politikanin nga Texasi, George W. Bush, si kandidat presidencial dhe Dick Cheneyin si nënpresident në Konventën partiake në Philadelphia.

2007 – Kompania “Mattel” tërheq nga tregu pothuajse një milion lodra të prodhimit kinez, pasi të jetë zbuluar se ato përmbanin në vete një materie toksike të rrezikshme për shëndetin.

Lindje

1696 – Mahmud I, Sulltan osman (v. 1754)
1923 – Shimon Peres, politikan izraelit
1984 – Giampaolo Pazzini, futbollist italian.

Vdekje

1849 – Mehmet Ali Pasha, Mbreti i Egjiptit, me prejardhje shqiptare (l. 1769)
1922 – Alexander Graham Bell, shkencëtar dhe inxhinier kanadez, shpikësi i telefonit (l. 1847)
1923 – Warren G. Harding,politikan dhe kryetar i SHBA-ve
1934 – Paul von Hindenburg, politikan gjerman, presidenti i 2-të i Gjermanisë (l. 1847)
1949 – Memo Bejko, Hero i Popullit shqiptar, i cili u vra gjatë një ndeshjeje më forcat shoviniste greke në postën kufitare të Vidohovës (Kolonjë).