“Çifti i cuditshem”me autor Neil Simon e regji të Inis Gjonit vjen për herë të parë premierë në Teatrin Kombëtar,date 26,27,28,29 Tetor,ora 19:00.
“Oscar” një burrë i butë,por shumë burrëror,plot humor, i këndshëm,i pavarur,karizmatik,që e vlerëson shumë lirinë dhe e shijon atë,i crregullt,moskokëçarës, i shkujdesur,aventurier, zemër mirë,babaxhan me miqtë dhe shokët .

Miku i tij “Feliksi” një njeri i bezdisshëm,manjak pas rregullit, pastërtisë,korrekt,strikt,kursimtar,që mban shënim çdo shpenzim,kursimtar,me vetbesim të dobët në vetvehte, dhe i ndërgjegjshëm se është e vështirë për të jetuar me të,i vetëdijshëm për gabimet e tij, por është i pafuqishëm për të ndryshuar sjelljen .

Interpretimi brilant i aktorëve Romir Zalla,Gentian,Zenelaj,Mehmet Xhelili,Ervin Bejleri,Besmir Bitraku,Rozana Radi,Annais Lika. Skenograf Stivi Rrapo,As/regjisor Alba Shtëmbari e Elios Ibro,Stiliste Julinda Arallambi,Marrëdhëniet me mediat Eraldo Rexho,Kordinatore Evis Pano Fotograf Elvi Kote 


Rezervimet në nr. 042223022 orari biletarise 9:00-13:00 dhe 16:00-19:00 #ejaneteater#TeatriKombetarteatriigjitheshqiptarevehttp://teatrikombetar.gov.al