PIJA QË DEH

I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t’i fsheh…?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Është “pije” që deh…!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s’sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S’më vdes ai helm…!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t’ia fsheh
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh!

* * *

MIQTË

Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!

I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!

S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri, ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe dhe armiqtë!)

S’është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën oh sa të liq!

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”!

* * *

POETI

I shtinë qiellit,
ai ra…
Ra për të mos u kthyer më,

u përgjak,
u përmbys,
ra…
(Askush s’ka dy jetë!)

Bizhuterët rendën të mbledhin thërrime yjesh;
të çmendur, të marrë,
pas hënës u sulën pa frymë;
Diellit shumëkush mori arratinë…

Ti,
poet,
shpirtdhembsur përherë,
me shtatine e tij të vrarë,
të kaltër,
mbi shpinë!

* * *

KUR BRAKTIS ATË QË DO

Ti po kthehesh përsëri tek unë,
Me pendesë edhe trishtim pa fund.
Ka shumë kohë qe po të pres…
Sa shumë…
Vjen,

Përmes erës nëpër natë, ti vjen.
Nostalgji dhe dëshpërim më sjell…
Sa e huaj je tani, s’e ndjen?…
Ku shkuan ëndrrat, ku?
Ke deshën sytë e tu?
S’e di…!

Ne heshtim që të dy.
Na ndan një ftohtësi, tani…
Kur braktis atë që do,
Vjen një çast qe e kupton,
Se pa te, ti dot s’jeton…!

Çfarë më thuaj vlen në botë,
Kur je vetëm e ke ftohtë,
Dhe një zemër s’e gjen dot…?
Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi yt?

S’e di…!
Një ndjenje në fshehtësi,
Jam skllavi yt me thotë tani…
Unë,

Sa trishtim po ndjej ne shpirt, çudi…!
Kur pendesën shoh në sytë e tu.
S’di…te dua a te humba përgjithnjë?!
Ti u ktheve, lotin shoh te ngrire.
Jam i dobët dhe te fal?! S’e di…
Mund ta kthejmë në jetë dashurinë?!…

* * *

Syt

Syt shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Sytë ikin largohen, …sytë mërgohen.

Syt ndrijnë, qeshin; ndizen, ndezin,
Syt dashurojnë, dashurohen …sytë verbohen.

Syt lotojnë, pikëllojnë; fiken shterohen,
Syt ftohen, s’flasin, ….sytë vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
sytë mbesin,
hapur, kur vdesim.

* * *

ROB I MANIVE

I perzura komplekset nga vetja:
Inferioritetin
e nisa te parin…

Ik prej meje, dil
kjo bote eshte e ashper per ty
maniak depresiv
ne kopshtet çehoviane shko
shkarko fobite
s’ke strehim ne trurin tim

S’te lodhi perulja
ndjesite diabolike?
Sa here i marr ere nje luleje
druaj se pas shpine
thika me ngulet…!

Supersticionet
gra te pabesa
i degdisa
ne manastirin e harreses!

Ritualet i vara ne kremastare
dal nga preferenca prej kohesh
I hoqa qafe lajkat, pa kortezi
Madame Pandehma – modus
jashte modes!

Grimcat e te perditshmes therrasin:
Nje dite do te te vrasim

Lojera parandjenjash sajojne numrat fatal
mezi c’presin te varem…?
Zbraza raftet e trurit nga kotesite
perzura dhe endrrat!

Kur u shfaq ai, deliri i madheshtise
kaloresi i gamiles, me krye ne hava!
“Jeto madheshtine, me derdellit
kthehu ne vetedije

bota eshte e ngushte
s’ka vend as per hijet…!
Gezo marrine, gjigand!”
me shkund deliranti

E ndoqa pas
askund s’gjeta
per te nje kafaz!

Por, ne mund e stermund
tinezisht nje dite
e shpura delirin ne kopshtin zoologjik
kureshtareve t’ua fal
si gjest filantropik!