Kadri Roshi karakterizohej nga nje sens humori jashtezakonisht i mprehte.Kushdo kishte fatin te gjendej ne rrethin e bisedave te tij, do te gjendej i mrekulluar nga bota e humorit te tij, humori i cili, shembte cdo hidherim apo drame te ngjarjeve qe jeta paraqet, apo qe vete ne mund te ishim duke jetuar. Ishte adhurues i modestise.

Do te qendronte besnik I kesaj cilesie dhe nganjehere ne nje rrethane te caktuar do te kritikonte veten, duke pyetur: Mos u tregova mendjamadh? Serish me humor, vete ai do te pergjigjej: Epo me mire mendjemadh se mendjevogel.

Pasionet e tij ishin duhani dhe peshkimi. Do te braktiste keto dy pasione te veta, per rreth 6 muaj, per dashurine e tij te madhe artin, ne pergatitjen e rolit Arturo Ui. Ky rol te cilin ai donte marrezisht iu rrembye ne vitin 1974, me denimin e tij.

Ishte nje njohes i shkelqyer i historise, politikes, gjeografise dhe ekonomise boterore. Konsideronteketo njohuri te domosdoshme ne interpretimin e roleve te veta. Askush nuk do te grumbullonte informacion per Gjermanine sa mundi te grumbullonte ai, duke zhytur shpirtin e vet brenda personazhit Arturo Ui.

I pyetur nese ndien shume emocione gjate interpretimeve, ai u pergjigje:Perpiqem te provoj gjithe emocionet qe kane provuar karakteret e mi, qe te mund ti transmetoj publikut ato. Besonte se per te qene i suksesshem duhej shume pune e se mjaftonte pak talent. Per kete arsye do ti kushtonte punes pjesen me te madhe te jetes se tij. Kishte rrethe te panumerta miqesie,rrethe keto te kategorive te ndryshme.

Cdo njeri, qe ne jete gjendej prane tij, do te rrethohej nga dashuria dhe miresia, qe vetem mbreti i teatrit dhe kinematografise shqiptare, Kadri Roshi dinte te dhuronte. I gjendur shume here i sulmuar dhe ne situata te veshtira do te perballonte ato me shprehjen qe kishte rrembyer nga roli i Arturo Ui, shprehje qe me pas beri moto te jetes:

“Koken lart djema. Kush s’ka vdekur rron akoma”. Ndahet nga jeta ne 6 shkurt te vitit 2007 duke lene trashegim kombit shqiptar, legjenden e tij. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur.

Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Material marrë me shkurtime nga portali i gazetarit të mirënjohur Albert Vataj – www.AlbertVataj.com