Daniel Craig ka konfirmuar se paraqitja e tij në filmin “No Time To Die” do të jetë e fundit, në të cilin ai do ta portretizojë karakterin ikonik, James Bond.

Aktori është shprehur i lumtur që e kishte nënshkruar marrëveshjen e fundit për ta luajtur edhe një herë agjentin sekret para se të tërhiqej nga ky rol.

“Dikush tjetër duhet ta vazhdojë këtë projekt. Ka qenë punë e vështirë dhe kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”.

“Ajo që më ka motivuar më së shumti është fakti se me disa njerëz në filma kam punuar për 30 vite”, ka deklaruar Craig.

Ndryshe, ai do të përfitojë 25 milionë dollarë amerikanë për këtë rol, ndërsa deri më tani ka luajtur edhe katër filma të tjerë për Bondin, “Casino Royale”, “Skyfall”, “Spectre” dhe “Quantum od Solace”.

Burimi: BalkanWeb