Çuna, sot do të luajmë me ato të lagjes tjetër! Herën e fundit na mundën kot, kështu që sot duhet t’i rrahim se sbën. Topin e kemi fryrë kështu që gjuajeni me majën e këpucës se shkon më shpejt. Kujdes atë të krahut se vrapon shpejt. Ata portierin e kanë trashaluq dhe goditeni topin poshtë jo lart..”

Porositë e fundit përpara një “finale”. Ashtu e quanim ne atë ndeshje që përsëritej disa herëbrenda një viti, sa herë mbaronte shkolla ditën e premte.

Fëmijët e brezit ku të luaje me top lecke ose llastiku, të rrëzoheshe dhe gjakosje gjunjët apo të grisje pantallonat. Të bëheshe ujë në djersë dhe më pas të ftoheshe duke ngrënë dhe dy shuplaka të mira nga mamaja…

Një bidon ujë me vete të cilin e ekzekutonte portieri sa herë që kishte mundësi dhe një short me gishta për të zgjedhur anën e fushës apo topin, edhe pse nuk kishte tifozë, por ishim thjesht ne, fëmijët, të qetë në fantazinë tonë dhe duke imituar festime të ndryshme!

Një gol i bukur vlente sa e gjithë dita, aq sa kur mbaronte ndeshja komentohej deri në mbrëmje, kur duhet të ktheheshim në shtëpi…të mërzitur ose të lumtur, rëndësi kishte emocioni që kishim përjetuar dhe java niste me një ide: “kur po vjen e shtuna dhe e diela… sepse mësimet presin!”

Marrë nga faqja Vitet 90