E moshuara vllahe ose siç e thërasin të gjithë njerëzit e mëllallës ”Dada’ arin një moshë rekordi në Korçë. Ajo është Janulla Lena, Nënë me zemër të madhe, që tani mban mbi supe 97 vite. Dhe nuk i ndahet një jete të gjatë punimeve me shtiza e kujdesit të shtëpisë. Dihet tradita e punimit të leshit nga komuniteti rëmen apo siç njihen në zhargonin korçar ‘Çobenët”. Ky komunitet e trashëgon këtë traditë brez pas brezi, duke krijuar një trashëgimi të çmuar. Gratë korçare njihen si nikoqire dhe amvisa të mira. Veç gatimeve që i bëjnë për të lëpirë gishtat dhe pastërtisë që kanë, punimet artizanale të grave korçare janë një kulturë që daton herët. Pavarësisht kësaj, paja është një element që lind me vajzat korçare se ‘ kemi beharin perpara’!

Kjo traditë është duke u ruajtur ende në Korçë, e përveç pajës, edhe punime të tjera që shërbejnë për dekorimin e banesave janë duke u kërkuar gjithmonë e më tepër. Bruna Zguro prej vitesh realizon punime me dorë, ndërsa tregon se këtë e ka mësuar që në vegjëli. ‘Rrija pranë gjysheve, mamasë, motrave të mia të mëdha. Pak nga pak arrita të bëja shumë gjëra. Janë shumë të kërkuara kuvertat e krevatit, qilimat, çentrot dhe gjëra të vjetra’ thotë ajo. Pas çdo veshjeje, zbukurimi apo punimi të realizuar me dorë qëndron mjeshtëria e grave artizane, por edhe shumë pasion e përkushtim për punën dhe profesion.

Në këtë shkrim, protagoniste është 97 vjeçarja korçare, apo më saktë e komunitetit arumun. Korça Report e ka bërë edhe më herët si personazh këtë të moshuar, e cila edhe pse me trup të mpakur nga vitet duket se fsheh një energji të pashterrshme. Me këtë rast, I urojmë edhe jetë më të gjatë që krahas virtyteve të saj për punën dhe familjen të arrijë së paku një shekull jetë! Korça I ka të pakët, por si monumente të gjalla personazhe të tillë.

Sqarim: Materiali është shfrytëzuar dhe përshtatur nga një postim I z. Perikli Filip.

Buimi: KorcaReport.com