Poezi nga Dritëro Agolli

Ti në kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikë ndrit
Libri nga gishtrinjtë të ka rënë.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharë
Jemi ndarë shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngarë.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë
Unë, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.

Të kam pasur ëndërr cast e orë,
Ëndërr të trishtuar dhe të mirë
Po të jem vërtetë një Pitagorë
Ti je teorema më e veshtirë…

/KultPlus.com