Fatmira Nikolli – Ju lajmërojmë se kemi nevojë të sigurojmë jetën e një gruaje të quajtur XXXX nga Vlora, e cila ndiqet prej aferies së saj pse ajo nuk është martue me atë burrë që i kanë propozue prindërit, por ka dashur të vejë kunorë me një tjetër person me të cilin ka pasur relacjone më përpara. Për këtë çështje jemi marrë vesh me Prefekturën e Shkodrës, e cila na siguron se po të urdhënojë ajo Drejtorin e Drejtorinë e Spitalit të Shkodrës mund t’i sigurohet kësaj jeta duke e marrë në shërbim si ndihmës e motrave të spitalit.

Tue qenë se ndodhemi përpara një nevoje të domosdoshme të sigurimit të jetës së një personi që ndiqet për vrasje qoftë edhe vetëm me një shpërblim fare të vogël urdhënoni Drejtorinë e Spitalit të Shkdorës që kjo zonjë të merret në shërbim dhe më lajmëroni përfudnimin që t’urhdnojnë nisjen për Shkodrës.
Ministr’i P.të Mbrendshme (Vula e firma).
Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësies
14/12/1929

Më 14 dhjetor 1929 Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Bren-dshme të Mbretërisë Shqiptare i drejtohet Drejtorisë së Për-gjithshme të Shëndetësisë dhe i kërkon ndihmë për t’i shpëtuar jetën vajzës H. nga Vlora, duke e punësuar atë në Spitalin e Shko-drës. Vajzës vlonjate i rrezikohet jeta prej familjarëve të saj, të cilët janë të gatshëm ta vrasin për të vënë në vend nderin e familjes. Duke mos dashur t’i bindet vullnetit të familjes për t’u martuar me burrin që i kanë zgjedhur, H. kërkon të lidhë martesë me burrin që ka da-shuruar vetë, me të cilin, sipas shkresës, ka krijuar edhe marrë-dhënie. Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë sensibilizohet me rastin dhe e zbaton menjëherë kërkesën e MPB. Vajza shpër-ngulet në Shkodër për të shërbyer në spitalin e qytetit, duke marrë dhe një shpërblim të vogël si rrogë mujore, shënon Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Duke vënë në dukje se gjithsesi, drejtoria e spitalit paralajmëron se nuk është në gjendje të jetë përgjegjëse për sigurinë e jetës së saj, për shkak të frekuentimit të spitalit nga shumë persona, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nxjerr një tjetër dokument ku vërehet se pas disa muajsh, më 3 shtator 1930, praktika shkresore lidhur me H. nga Vlora rikthehet në veprim.

Kësaj here për dy arsye: 1. Murgeshat (që shërbejnë në spital) nuk dëshirojnë të kenë pranë një grua me moral të ulët, si H., që nuk i bindet familjes dhe martohet me burrin që dashuron; 2. Vëllai i H. i ka kërkuar spitalit, përmes një telegrami, të mësojë rreth gjendjes të së motrës. Në këto kushte, Drejtoria e Spitalit të Shkodrës, duke pasur frikë nga ndonjë incident, i kërkon Ministrisë së Punëve të Brendshme që të largohet H. prej spitalit. Ndër-kohë, drejtori i spitalit nuk harron të kujtojë se shpërngulja e vajzës duhet të kryhet nën kujdesin e policisë, për të shma-ngur çdo rrezik. Ç’ndodh më pas me këtë vajzë? Praktika shkresore ndalet këtu…. Po sot, ç’do të ndodhte me një rast të ngjashëm? Foto: AQSh.

LETRAT
Përgjigja për letrën e parë vjen pak ditë më vonë si vijon.

Ministris së P.të Mbrendshme
Tiranë
Përgjigje e shkresës nr 1339, datë 14. 12.1929
Kemi nderin t’ju njoftojmë se porositëm drejtorin e spitalit në Shkodër që t’i sigurojë një vend atje pranë motrave infermiere gruas së quajtur XXXX nga Vlora, së cilës i shënuam spitalit që t’i paguajmë edhe një shpërblim të përmuajshëm.
Prandaj gruaja në fjalë mund të niset për në Shkodër.

Pas kësaj shkrese, vjen edhe përgjigja ku thuhet se pranojnë gruan, por nuk mbajnë përgjegjësi për çarë mund të ndodhë.
Drejtor.Pëqrgjith. Shndesis.
Tiranë

Gjeje e shkresës n.22, dt.16.12.929.
Ju njoftohet se më 20. 12. 929, kje prue në Spital prej anës Prefekturës e quejatuna H. Nga Vlora, ku ju dorzue motrave të Spitalit, për me përdore ndër shërbime të smutve, por si dihet, tuej kenë puan e sajë e komplikume (nonse këjo drejtori ka për ta pasë në kujdes) asht frigë se mundet me ndollë ndoj rrezik i pa pritun, prej ndonji personit të afërmit të sajë ku nuk njifet, nder dit te lejes se njerzvet ku hinë e dalin me pa të smutit e vet, e prej të mjekumve në ambulancë.
Pra, këjo drejtori, me gjithë kujdesin e plotë nuk mundet me pasi një pergjegjsi, në rasë të ndoj nolljes.

Sa për çashtjen e rrogës, jena të mendimit me i dhanë fr.ari 30 ne muej, posë ushqimit.
P.Drejt.e spitalit
Dr.Basri Qallimi

Nga ana tjetër, edhe pse H ndërroi qytet paragjykimi e ndiqte nga pas. Si të mos mjaftonte familja që e ndiqte dhe morali i kohës, H-së i duhej të punonte me murgesha të cilat “mëkatin e saj” nuk e kishin fort të lehtë ta kapërdinin.
Mbretnija Shqiptare
Drejtorija e Spitalit të Shkodrës
Shkodër, më 3.IX.1930

P.T.
Drejt.Përgjith.Shndesis.
Tiranë
Si mbas shkresës të asajë P.T.Drejtori N.22 Res.dt 16 dhetuer 1929 për pranimin e gruas së XXXX nga Vlora.

Grueja në fjalë si mbas urdhnit mahet në Spital si për ndihmë nder do veprime të vogla. Por tuej kenë sikur dihet ç’me kohë gjendja e sajë(mbasi nuk ka nji moral të shëndoshë) murgeshat e Spitalit nuk e donë qi të mbahet ma gjatë në këtë spital. Ashtu edhe sot muermë nji telegram nga Vlona prej të vllaut të sajë i quejtun XXXX ku kërkon me dije gjendjen e saj.

Pra për mos me ndollë nji punë e keqe në kët spital, lutena me pasë mirsi grueja në fjalë të merret prej këtij spitali pa vonesë e të çohet m’nji vend tjetër si mbas pëlqimit të asajë.
P.T. Drejtori

Kohë më vonë një tjetër letër flet për çështjen. Është data 21. IX.1931. Ndonëse ka kaluar kohë, problemi mbetet i njëjtë dhe madje rreziku shtohet.
Drejtori e Përgjithshme e Shnedsis
Tiranë

Patme lajme për largmin e të quejtunes XXXX nga Vlora e dërgume në këtë spital me shkresën n.22 Res Dt.16. 7.929 të asajë P.T. drejtori për shkak qi ndiqej e kërkohej prej t’afërmit sajë. Tuej pa se gruaja në fjalë nuk ka nji moral të shndoshtë duhet qi të merret prej sptialit me anë të Policis e për ta përcjellë ku ta shofin me arsye ajo Drejtori.

Xev.Drejtori i Spitalit
24.IX.1931

/GSH.AL