Shtypi turk për një kohë të gjatë është marrë me dashurinë e fshehtë të sulltaneshës Mihrimahn me arkitektin e famshëm shqiptar, Sinanin.

Dashuria e tyre ishte aq e madhe sa e shtyn sulltaneshën t’i përkushtohej artit të pikturës për të shprehur dashurinë e tij të madhe ndaj arkitektit të talentuar

Mihrimani ishte vajza e vetme e sulltanit të Madhërishëm dhe mbeti nën hijen e së ëmës, Myhremit, e cila hyri në historinë e Perandorisë Osmane si bashkëshortja kryeneçe e oborrit perandorak. Ndërsa i ati, Sulejmani i Madhërishëm e quante Mihrimahin trëndafil të Perandorisë Osmane.

Ishte në fakt një vajzë shumë e fisme, elegante dhe e ndryshme nga nëna e saj.

Ajo ishte vajza e vetme e Sulejmanit të Madhërishëm dhe ai e dallonte nga të gjithë fëmijët e tjerë. E mbante shumë afër dhe kujdesej për të sikur ta kishte një kristal. Mihrimahi nga karakteri nuk i ngjante as të ëmës që dallohej për makutërinë e saj dhe as të atit që ishte i etur për pushtet.

Por ishte vajza e një sulltani. Ndaj zemërthyer ishte e detyruar të ndiqte ritualet e rënda të perandorisë dhe për më tepër të përjetonte humbjen tragjike të vëllezërve në etjen e të atit për pushtet. Por vajza që rritej në oborrin mbretëror kishte prirje ndaj artit dhe kulturës.

Vajza i kish kërkuar të atit që për të të ndërtohej një xhami,  ndaj u ftua kryearkitekti i madh Sinani,  i cili kish bërë emër të madh në Perandorinë Osmane.

Zonjusha e mbushur me hire i rrëmbeu zemrën arkitektit. Ishte me të vërtet shumë e bukur dhe me shumë kulturë, duke ndryshuar tërësisht nga të gjitha vajzat e oborrit.Kur shkoi në Bursa,  arkitekt Sinani kërkoi takim me sulltan Sulejmanin dhe qëllimi ishte të kërkonte dorën e vajzës.

Edhe pse sulltan Sulejmani e respektoi dhe dëgjoi kërkesën e kryearkitektit, në fund ai dëgjoi të shoqen, dhe vendosi që vajzën t’ia jepte Rustem Pashës. Këtë lajm ai e mësoi nga goja e sulltan Sulejmanit dhe u plagos shumë në zemër. Ai e humbi përjetësisht Mihrimahin.

Për arkitektin ishte shumë e vështirë të merrte pjesë në dasmën madhështore të një njeriu që donte aq shumë dhe biles dhe të përballej me të në pallat. Por duke qenë artist atë e ngushëllonte xhamia që ishte duke ngritur në Yskydar ku ai mishëroi gjithë ndjenjat që kishte për këtë vajzë.

Mihrimani vuantë nga mungesa e dashurisë. Ndërsa arkitekti e ndryu ndjenjën e tij dhe iu përkushtua punës,  për priceshën ishte akoma më e vështirë. Ishte martuar me një burrë që nuk e dashuronte, ndaj kishte nisur të merrej me bamirësi, të angazhohej me politikë dhe të dilte jashtë pallatit ku rastësisht mund të shihte të dashurin e saj. Mjaftonte veç ta shihte dhe zemra e saj mbushej me gëzim.

Ndaj kërkoi të ndërtohej një xhami e dytë në Stamboll me donacionet e saj. Kur do t’i vinte kjo kërkesë arkitekt Sinanit që ishte në kulmin e kreativitetit të tij ai u ndje i lumtur. Pasi të ndërtonte një xhami tjetër për sulltaneshën e bukur, malli për të cilën e digjte çdo ditë e më shumë patjetër që do t’i kthehej përsëri në një frymëzim të ri për arkitektin e famshëm.

Xhaminë e projektoi të vogël me qëllim që të simbolizonte anën fisnike të sjellshme dhe naïve të Mihrimahit. Qemerët e kupolës, rrathët e minares i bëri me forma të përdredhura për të rikujtuar flokët e gjatë të saj. Dëshira e tij ishte që faltorja të simbolizonte  hijeshinë e bukurisë së thjeshtë por dhe fisnike të vajzës së sulltanit. Në kupolë ndërtoi një numër të madh dritaresh në një mënyrë që deri atëherë nuk kishte arritur  ta realizonte ndonjë arkitekt. Arkitekti dëshironte që kur në xhami të hynte Merhimahni të mbështillej nga një ndjenjë shpirtërore e pastër, çliruese dhe plot dritë.

Dhe në fakt dy xhamitë që ia kushtoi të dashurës së tij do i lidhnin përjetë si një dashuri e ndaluar fizike por që do të rrojë përjetësisht në histori.

(Dashuritë e mëdha në histori, shtypi turk)/KONICA.AL/Arlinda Canaj