Poezi nga Ilire Zajmi

Leksion

Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh

në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s ‘harron kush je dashuro një burrë që frymon për ty

je vegim i tij i parë e i fundit

dashuro një burrë që të puth papritur

një burrë të hareshëm që nuk e njeh trishtimin

dashuro një burrë që respekton lirinë tënde

e vlerëson zgjedhjet e tua

dashuro një burrë që të pranon

ashtu siç je, e brishtë e guximshme unike

dashuro një burrë që e ka kuptuar

që gjithçka që e rrethon je ti

e nëse nuk e gjen atëherë dashuro jetën

se vlen të dashurosh çfarëdo burri.

Burimi: Kultplus