Musine Kokalari

Iku dhe e pesta ditë. Të gashtën në mëngjes erdhën njerzit e vajzës, babai me djelm, në shtëpin e Mirteza agajt dhe teto Ruhua i priti mirë. U vuri baklava përpara dhe kur ikën u tha gjithë ato fjalë të mira për nusen e djalit të saj të vetëm.

Shirat zunë dhe e vunë në radhë. Në shtëpinë e Mirteza agajt hinin e dilnin gra për të uruar. Nuse e re i prite me buzë në gaz dhe u binte kafenë dhe tek hin e dil vjehra hidhte sitë dhe kësaj i shkonte një të dredhur që nga mala e kokës gjer në funt të këmbëve. I dridheshin duartë. Sa të mësonesh. Nuk shkuan shumë ditë dhe zunë nga davetet, një natë te dajkua i math ku u gdhinë me këngë e valle. Një natë te halla e vogël, pastaj në teto me radhë. Në funt fare te dajkua i vogël, sa i erdhi djali nga Saranda. Epo për dasmë s’u gjënt po të paktën tani t’i gëzonte. Edhe atje u gdhinë me këngë. Kudo gaze e të qeshura. Gëzonin Nexhipin me nuse dhe ditët iknin dhe s’i kuptoje fare.

Po davetet u-mbaruan dhe nusja u shtrua në shtëpi. Zuri nga punët, sot një të lehtë e nesër një më të rëndë. Pak nga pak shtëpia e re i dukesh si e saja dhe kur hidhte këmbën dinte se ku e vinte e ç’kërkonte. Sa herë që vjehra bënte një punë, kjo hapte sitë ta shihte që t’i vente pas. Si e donte odanë të fshirë, si t’i vinte gjërat, që kur ta bënte kjo mos t’i luante nga vendi. Nga një herë, në kohë të darkës ndërte kokën nga penxherja dhe vështronte jashtë. Nuk shtrinte shtratin e erdhisë, as pusin, as derën e vogël që shpinte në kopsht po një avli, anë mb’anë me kuti me lule që vetë teto Ruhua kur ngrihesh dielli u hidhte ujë që të mos thaheshin si do që të pakta kishin mbetur nga të ftohtit.

Dasma u-mbarua dhe nusija zuri nga jeta e re, po njerëzia fjalët moj të keqen nuk i la. Kush u martua dhe s’u gëzua? Dasmë pa mishra s’bënet, dasmë pa hatëre të mbetura s’ka. Vërtetë kërcien e kënduan një javë të tërë, e me një milë të mira po teto Nefiseja ja vuri në xhep teto Qiros që s’i thirri vajzën e vetme me fëmilë për natën e kënajt. Ajo s’ish keq për një darkë bukë, po nikoqirja nuk duhesh ta ndante nga shoqet se s’gjë më e largët nga të tjerat. Po ajo që i bënë Ifos së Lluftullahut, ç’qe? S’e llogati fare teto Ruhua. As e nderoi edhe kur e pjeti te shkalla mezi e hap gojën. Zonja në martonte djalë dhe s’i pëlqente njerëzit e burit më mirë mos t’i thrite fare. Pastaj e vunë për të ngrënë në sufran’ e ditë. Mirë që s’e lanë fare në të fundit. Pa le që një djep s’i gjenë për djalin q’e gdhiu në duar si qeni gjithë natën. Po edhe teto Xhevros i kishte mbetur hatëri. Vërtet e kishin gjithë javën, e nderuan po të drejtën e donte nusen se edhe ajo e shtëpisë qe. Mos kishte tjetër, pa familë, një çikë kushurirë nga nëna binte. Vetëm për natën e dhëndërit! Qe dhe dasmë e madhe, të thuaç sa për ashtu. Këtë s’e bëri mirë nikoqirja. Pale le te xha Ustrefi haruan pa thirrur plakën. Vërtet e ngulur e s’ngrihet dot nga vëndi, po prapë ajo ta bënte të sajnë, pa kjo s’vinte gjë.

Shtëpi e Mirteza Agajt dhe ajo e Haxhi efendiut u bënë krushq. Pastë këmbën e mbarë ajo nuse e mbushtë shtëpinë me djelm atje ku vate. Dasmë të madhe bënë Haxhi efendiu e dëftoi neqesllëkun e tij. Vërtet palë i bëri, por jo no një më të mirë nga shoqet. Si gjithë bota e pastaj se mos kish vajza të tjera. Mirë thonë kush ka më shumë do më shumë e i dridhet dora edhe për një lekë. Le t’i ruajë, le t’i ruajë e t’i marë nga prapa atje ku të vejë. Ka di djelm po edhe vajzën mos ta ndante.

Po në shtëpin e Mirteza agajt ç’qe ajo që bëri teto Ruhua? E thonë grua me mënt e citë tru. Nuk u kreu grave stromë që të flinin, as jorgane me se të mbuloneshin? U gdhinë kaq gra mbi mindere me bar që u vate mesi? Apo s’bënte edhe ftohët? Ja, Rehon e zuri një kollë, e shqeu e nduki. I vate dhe një gjak nga hundët sa tha se vd, iq. Kaq ditë ndënji rënë. Ta dinte ajo kështu s’kishte për të vatur për një milë vjet. Në duan të bëjnë dasmë, të mos u dridhet dora për një gjë të vogël, se nuk jua hante njeri robat e ture.

Në shtëpinë e Haxhi efendiut i iku vajza nga sitë. Nëna e paloi, e martoi dhe e gëzoi me të gjtiha të mirat. Po qe frirë nga evgjitkat. I kruajtin, i kruajtin shtëpinë. Moj s’i lanë gjë pa i marë. Moj mirë kjo, po ato kushurirat që një javë të tërë erdhën e u shtruan e nuk zunë punë me dorë! Po kësaj ç’i thonë? Turp s’qe, se nuk ishin në botë. Po vetëm për thela. Thiri nusen e djalit të dajkos e s’i erdhi. Pse? Pse s’e thiri për gjithë javë? “Kurrë mos artë” that teto teto Qibrua kur e mori vesh. “Nuk e dua. Të mos më shkeli më në shtëpi. Kur s’më erdhi të ëm gëzonte Xhemilenë që mezi e kam këtë vajzë ç’e dua! Të mos me vijë se e kam për ta zbuar”. Vërtetë kjo nikoqire e shtëpisë, po buril nuk i dilte përpara. Ajo qe një këmbë më jashtë nga të tjerat. Pastaj njerzit e buril janë gjithënjë më të afërtë. Këtë duhej ta dinte ajo se edhe për vete është e martuar e me një radhë fëmilë. E ka tru në kokë se s’është e marë. Mirë, edhe kjo me të tjerat. Nuk prish edhe aqë punë.

Po teto Ruhos ç’i bënë ashtu? I kishin vjedhur perden e odasë së dimrit? Hulera e zëntë atë që e mori. Sa fëlliqi dorën pa ç’do ta bënte, se kjo as zengjino bënesh, as fukara s’mbetesh. Po teto Nurkua thirur me burë e me djalë mos t’i bjerë peshqesh? Kjo kur martoi vajzën e madhe shpuri, kur martoi djalin, prapë. Ra lehonë Mergjuzeja kaq kutija me llokume i vate. Po këndej e tutje t’i thahet dora gjer në rëzë në shpuftë prapë.

Jo se kjo kishte mbetur keq për ndonjë okë zahar e kafe ose tjetër gjë po të bëjnë budalluçkë. Moj mirë kjo po kunata e vogël se pse t’i linte ca ditë vajzat e mbëdha e ati nuk qe gjë se në shtëpin e dajkos qenë. Ato viheshin e shtroheshin më parë netë me radhë jo tani që qe gazi në dhe. U gdhi e hëna në mëngjes, u ngre nëna me vajza, mbluadhnë gjërat, i vunë në boshta, u mbuluan dhe “do t’ikim thanë” “kemi lënë shtëpinë vetëm e djemtë të lodhur duan të hanë e të flënë” e iknë me të huajat bashkë. Moj nuk ja u donte punën, në u shkonte një gjë e tillë në mëndte po te pakën edhe ëpr si e ëpr faqe të botës. Të rinin me nusen qe e varfëra s’dinte nga të vente se të gjitha të tjerat u muarmëme punë sa prunë shtëpinë në udhë… Po ç’të thotë njeriu se i ka edhe njerzit e tij. Këto kanë punuar gjithë jetën, po s’munt të vinin daulen. I zoti e di ku i pikon shtëpia, mirë thonë.

Teto Qibrua me teto Ruhon u mbidhnë brënda kaq kohë që të pritnin gratë se njeri s’kishin lënë pa ftuar. Pastaj ku kanë qënë gazet dhe vd, ekëlat vatur kishin. Në u qafçin i vret Perëndija. Po s’u erdhën që të gjitha. Kur qe dasma u shtruan një javë të tërë, hangërnë, pijtin. U mbarua, kthien krahat e s’u duknë më. Kur i haruan aqë shpejt gjith’ ato të mira? Apo s’i mbajtët në pëllëmbë të dorës e kur donin t’u thoshin ndonjë fjalë, u flitnin sikur u luteshin. Nga ana tjetër lëshuan dhe fjalë posht e përpjetë.

E kush s’bëri dasmë? Ana e djalit apo ana e vajzës? Kush tha se nuk i pritnë mirë, si burat dhe gratë? Si thanë, nuk bënë dasmë të madhe. Jo, jo këtë s’e tha njeri. Bënë dasmë të madhe, një javë të tërë, me këngë e me valle. Dasmë… sa u tunt jeta.

Burimi: Gazeta Mapo – https://gazetamapo.al/dasme-sa-u-tunt-jeta-tregim/