Data 15 janar shenon ditelindjen e piktorit te merituar, Ksenofon Dilo. Urojme edhe 100, shendet dhe jetegjatesi!

Piktor, skenograf, skenarist.

Lindi ne Topove te Gjirokastres me 15 janar 1932. Me artin ra ne kontakt qe ne moshe te fare te vogel 5 vjecare, atehere kur mesuesi i tij i fshatit i jepte harta per te ngjyrosur.

Mbaroi studimet e larta ne Akademine e Arteve te bukura ne Prage te Cekosllavakise (sot Ceki).

Ne vitin 1958 fillon te punoje si piktor filmi ne kinematografi. Nje vit me vone, ne v. 1959 ai se bashku me A. Mjagow ka qene piktor i filmit shqiptaro-rus “Fortuna” (regjia e Ozerov dhe Damo).

Ne v. 1961-1963 se bashku me G. Ikonomin , realizoi skenografine e filmave “Debatik” (1961), “Detyre e posacme” (1963) .

Ndersa ne vitin 1965 realizoi filmin e pare si piktor i pavarur ate me titullin “Vitet e para” dhe deri ne v. 1975 realizoi gjithashtu 7 filma si piktor: “Komisari i drites” (1966), “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967), “Perse bie kjo daulle” (1969), “Cifti i lumtur” (1975) si dhe filmin televiziv me 5 seri “I treti” (1978) .

Ndermjet te tjerave ka shkruar edhe skenarin e filmit “Perse bie kjo daulle” (1969) si dhe ishte bashkeautore me A. Kondon ne skenarin e filmit “Kur zbardhi nje dite” (1971).

Ne vitet 1969-1973 punoi si pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve

Pas vitit 1975 u largua nga kinematografia dhe punoi fillimisht si Sekretar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.

Ka punuar per artet figurative, skenograf e butaforist ne teatrin e Operas dhe Baletit, dhe kohet e fundit derisa doli ne profesion te lire, ish Drejtor i Galerise se Arteve ne Tirane (1987-1992).

Ksenofon Dilo, se bashku me G. Ikonomin jane piktoret e pare te filmit shqiptar me arsim te larte profesional ne Shqiperi

Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 /
Botimi i 2-te / A. Hoxha (f. 95-96)

Marrë nga: Kinematografia Shqiptare