DEBATIK

DEBATIK (Djemtë e Bashkuar Anëtarë të Idealeve Komuniste) është organizata e fëmijëve antifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Historia

DEBATIK u themelua më 10 shkurt të vitit 1942 nga një grup fëmijë të moshave nga 10 deri në 14 vjeç të cilët u grumbulluan tek kodra e Saukut dhe krijuan Organizatën e tyre. Betimi i tyre para flamurit ishte solemn dhe lidhën besën për luftë kundër armikut dhe bashkëpunëtorëve të tij, pushtuesve fashist italian Ata ishin bijë punëtorësh, zanatçinjve, nëpunësve të varfër dhe të frymëzuar nga ideale përparimtare.

Pjesëtarët

Pjesëtarët e parë që organizuan mbledhjen e 10 shkurtit 1942 janë : Ahmet Godenca, Ali Anadolli, Agim Kalo, Agim Tugu, Bardhyl Erebara, Gaqo Marko, Gëzim Erebara, Perlat Bozgo, Petrit Mëzezi, Musa Anadolli, Selman Vaqari, Xhjevat Bozgo. Pas krijimit të kësaj Organizate u grumbulluan rreth saj me qindra fëmijë të tjerë adoleshent, që u organizuan në grupe të vogla dhe të manovrueshme për veprimtari klandestine.

Kjo Organizatë në të gjithë veprimtarinë e saj udhëhiqej nga mjaftë edukatorë të Rinisë Komuniste si Ludovik Shllaku, Manush Alimani, Misto Mame, Alqi kondi, Hamdi Sollaku, Skënder Begeja, etj. Edukatorët u vunë në krye të punës për edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, për organizimin sa më të mirë të tyre në luftë dhe aksione kundër pushtuesve. Gjashtëmujori i dytë i vitit 1942 ishte kohë e një zgjerimi të madh të Organizatës së debatikasve, që i detyrohet punës së edukatorëve të dërguar nga ana e Organizatës së Rinisë.

Me këtë zgjerim u shtua dhe veprimtaria e Debatikut ne çdo lagje e në çdo shkollë të Tiranës, madje dhe në të gjithë Shqipërinë. Fëmijët dhe adoleshentët e të gjithë Shqipërisë pushtimin e vendit nga Italia fashiste dhe më pas nga Gjermania naziste e pritën me dhimbje e urrejtje. Që në ditët e para të prillit 1939, të vegjlit dëgjuan të flitej se Italia fashiste kërkonte të pushtonte Shqipërinë.

Sot, një pjesë e debatikasve që jetojnë janë veteranë të LANÇ dhe më i vogli prej tyre është rreth moshës 76 vjeç. Ata kanë mbetur si simbol dhe një thesar për edukimin e brezitmë të ri të Shqipërisë. Historia e DEBATIKUT që është përfshirë në disa libra si “Historia e Debatikut” me autor Selman Vaqari apo libri “Edhe ata luftuan” me autor Agim Kalo, si dhe shumë libra e broshura të tjera janë një thesar i vyer në shërbim të edukimit të brezit të ri të Shqipërisë./Aktoret Shqiptare