Ekskluzivisht për faqen Na Ishte Dikur nga Pirro Minella Millona

…”Une te isha ne vendin e tij do te beja dy here me shume dubla…”!!!

…..Sapo ndoqa lajmet ku u dha lajmi i rende, i ndarjes nga jeta i artistit me dimesione te medha Xhevdet Ferri, vetem 59 vjec. Sa i ri, sa humbje e madhe per te gjithe ne.

E kam nje ndodhi te vogel.

Ishte viti 1985, ndodhesha ne Tirane me sherbim. Kisha mbaruar pune diku dhe e kisha lene me nje shokun tim te takoheshim tek pallati me kolona, prapa Bankes se Shqiperise. Arrita aty dhe u ula ne parvazin e dritareve. Perballe ishte nje shesh xhirimi filmi. Nje skene ku takoheshin dy artistet e rinj dhe te bukur Matilca Makoci dhe Xhevdet Ferri.

Bene dublen e pare dhe pergjegjesit te xhirimit nuk i pelqeu xhirimi dhe kerkoi te perseritej dubla. U be perseri gati skena dhe filloi xhirimi. Une i ndiqja me kureshte shume afer vetem disa metra.
Ne nje moment, pasi mbaroi perseri dubla e rradhes dhe perseri nuk u kenaq pergjegjesi.

Atehere ai tha pak pushim. Te dy artistet erdhen aty dhe u ulen ne parvaz dhe ata. I kisha as nje meter larg. Ne nje moment Xhevdeti po shikonte nga une. Per ta ngacmuar i them :
-Me duket se po i perserit vete dublat

Ja bera me koke per Matilden, me domethnje ke qejf te rrish sa me gjate me te. Matilda e degjoi dhe buzeqeshi ashtu si dinte vetem ajo. Nje fytyre teper e qeshur. Pas pak i thirren ne sheshin e xhirimit. Ai me pa dhe tundi koken.
Kur u ngrit Matilda me thote mua:
-Po te ishe ti si do te veproje.

Une menjehere ja kthej pergjigjen :
-Une do te beja dufishin e dublave me ty.
Ajo qeshi dhe u largua. Edhe Xhevdetit i terhoqi vemendejn kjo pergjigje kthehu koken dhe me shkeli syrin mua dhe u largua.
Me vone mora vesh se ajo dubel i perkiste fimit artistik “Hije qe mbeten pas”

…Kurse sot ne mbremje u largua pergjithmone nga skena shqiptare ne kete moshe kaq te re…

Miku im u prefsh ne paqe atje lart ne parajse. Faleminderit…..

Nga Pirro Minella Millona 17 Janar 2020 /Naishtedikur.info