Nga Kastriot Dervishi

Nga niveli i deputetëve të rendit kapitalist, shikoni si ndryshon paraqitja në rendin socialist. Krejtësisht ndryshim. Rendi socialist i përfaqësuar nga injoranca dhe krimi.

Në vitin 1950 u zhvilluan zgjedhjet e dyta parlamentare për Kuvendin Popullor. Edhe këto u bënë me gogla, jo me fletë votimi. Votohej me zona zgjedhore, vetëm me një kandidat që ishte i Frontit Demokrat, maska e Partisë së Punës në të gjitha zgjedhjet.

Në përfundim, Kuvendi Popullor u bë një trupë e larmishme të paditurish që vinin kryesisht nga sferat e prodhimit dhe ishin pa lidhje me procesin legjislativ.

Një regjim injorantësh, këtë format mund të kishte. Fotografia u përket (pjesërisht) deputetëve të Korçë. Më i njohuri ndër ta është Rita Marko (është burrë), i treti nga e majta. Dy deputetët nga e djathta spikasin për origjinalitetin etyre.

Burimi: 55News.al