Rreth viteve 1940-1950, ishte nje Njeri i menqur ne lindje te Turqise, i cili ua mesonte shkencen dhe fene njerezve, ua kryente ritet fetare atyre etj, duke shetitur kohe pas kohe nga fshati ne fshat, nga qyteti ne qytet.
Nje dite duke ecur rruges rastsise me nje gjuatear.
Gjuetari ne njerin krah mbante pushken per gjueti, ndersa ne krahun tjeter barte nje qante, ku brenda saj gjindeshin disa mjete dhe lecka prej bezi…
Ne njeren dore kishte Kazmen, ndersa ne doren tjeter mbante nje hekur te gjate,… dhe perreth tij ishin tre Qene, te cilet kishin keto permasa; njeri i vogel, njeri i mesem ndersa tjetri me permasa me te madha.

Njeriu i menqur (Dijetari) e pershendet ate dhe i afrohet duke e pyetur; “na qofte me hajer, qka eshte kjo gjendje e juaj keshtu,per ku je nisur?”

gjuetari i pergjigjet; “po shkoj per gjueti,per dhelpera”

njeriu i mequr i thote; “pushken e kuptova, por keto tre qene per q’arsye i ke me vete?”

gjuetari; “nese s’mundem t’a godas dhelpren me pushke, atehere ia leshoj qenin e madh, ai vrapon dhe do t’a ze ate, atehere und o ta marr dhe do ia shes lekuren e saj, nese ky lodhet dhe nuk mundet t’a ze ate,, atehere eshte ai qeni tjeter me permasa te mesme, ai vrapon mire, ai do t’a ze dhe une do t’a marr lekurene saj dhe do ta shes, ne menyre qe te fitoj pasuri te lejuar dhe te u dergoj femijeve tek shtepia furnizim per ngrenie dhe veshmbathje, por nese dheplra hyn ne ndonje vrime te ngushte dhe keta dy qente nuk mund te futen ne te, atehere eshte ai i vogli te cilin do ta nxe vrima, ai do t’a mbys dhelpren dhe une do ta marr lekuren e saj dhe do ta shes, ne menyre qe te fitoj pasuri hallall”

njeriu i menqur buzeqesh duke thene; “ne rregull, por kjo kazme, ky hekur i gjate dhe keto lecka per qfare te nevoiten?”

gjuetari i pergjigjet; “nese dhelpra hyn ne ndonje vrime qe nuk e nxe as qenin e vogel, atehere, me kazme do t’a germoj vrimen dhe do ta nxjerr dhelpren prej aty, por nese vrima ku hyn ajo eshte prej shkembi, atehere do ta nxjerr me kete hekur te holle dhe te gjate, por nese vrima eshte me kthesa te theksueshme ku nuk mund te hyje as hekuri, atehere do t’i marre leckat, kam per t’i kallur (djegur) ato, dhe kur t’i hudh ne vrime, atehere dhelpra prej tymit nuk do te mund te duroje dhe do te dale, keshtuqe une perseri do ta nxe ate,do ta mbys, do ia heq lekuren dhe do ta shes, ne menyre qe te fitoj pasuri te lejuar”

njeriu i menqur i thote i quditur; “pse nuk thua qe kjo puna e dhelpres ka mbetur ne caktimin e Zotit?!”

Ndersa gjuetari e kishte ndare mendjen se do t’a gjuante dhelpren me cdo kusht, dhe kishte bere pergatitjet per gjuajtjen e saj ne te gjitha menyrat, ne menyre qe te mos mbetet asnje mundesi e qastit qe mund t’i paraqitet dhe ky te mos kete se qfare te beje.

Do te thote qe, edhe ne, nese duam t’a keshillojme dike, duhet qe nga fillimi t’i marrim te gjitha masat parprake, ne menyre qe kur te gjejne njerezit arsyetime te ndryshme, neve te dijme se si te u dalim ne krye atyre arsyetimeve.
dhe nuk duhet t’i lejme keshillat tona per te tjeret vetem me nje here te provuar.

perktheu dhe pershtati: Sabit A. Gashi
Prishtine: 22.04.2017

Burimi: Tregime Motivuese