Dhimitër Shuteriqi
Dhimitër Shuteriqi

Dhimitër Shuteriqi, lindi me 26 Korrik vitin 1915, ne Elbasan dhe ndahet nga jeta me 22 korrik 2003.
Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne Liceun e Korces, nderkohe qe ne vitet e para te rinise ai u njoh si poet nepermjet vargjeve te para te tij. Pergjithsish firma e njohur e Shuteriqit eshte vene ne poezi, romane dhe novela. Shkrimtari i njohur eshte nder novelistet e pare shqiptare i renditur pas Migjenit dhe Kutelit. Pas Liceut te Korces, artisti u diplomua ne France dhe me pas, pas rikthimit ne Shqiperi ai spikati si nje nder penat me te njohura dhe me te suksesshme te artit te shkruar shqiptar.

Per 24 vjet me radhe, nga viti 1950 deri ne vitin 1974, ai drejtoi edhe Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve ne Tirane, duke nxjerre breza te tere shkrimtaresh e poetesh qe sot shenohen ne radhet e para te artit te shkruar shqiptar. Prej vitesh Shuteriqi ka qene edhe anetar i Akademise se Shkencave ne Tirane duke vazhduar keshtu rrugen e studimeve deri ne moshen 88-vjecare, kur vdiq. Dhimitër Shuteriqi pervecse nje emer i madh i artit te shkruar ka qene edhe nje piktor i mire. Ne shtepine e tij ai ruan shume grafika te realizuara gjate viteve te karrieres aq te suksesshme te tij.

Tituj të veprave:

1-Kangët e rinisë së parë (1935)
2-Kangë (1936)
3-Çlirimtarët, roman (1952)
4-Gurneçka, tregime (1957)
5-Fyelli i Marisiasit (1963)

Loading...

6-Gjashtëdhjetë tregime në një, tregime
7-Tregime të zgjedhura (1972)
8-Një mal me këngë (1975)
9-Kur rendte hëna nëpër re (1982)
10-Vërshimet e vjeshtës (1984)

11-Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850 (1976)
12-Autorë dhe tekste (1977)
13-Mbi Barletin dhe shkrime të tjera (1979)
14-Sytë e Simonidës, (1998)
15-Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879 – 1800, (2005)

16-Dëshmi parabuzukiane të fjalës shqipe, (2010)
17-Aranitët : historia-gjenealogjia-zotërimet, (2011)

Burimi: Gazeta Vatra – Nga Lek Gjoka