Në një mënyrë apo në një tjetër shumë personazhe publike kanë dhënë ndihmën e tyre për personat e prekur nga tërmeti I fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Një ndër to është edhe modelja Aurela Hoxha. Ajo është solidarizuar me situatën e vështirë që po kalon vendi ynë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Aurela ka zbuluar edhe ndihmën që ajo do të ofrojë për familjet e prekura.

Ajo ka shpjeguar ndër të tjera se të ardhurat nga lindja e re e të brendshmeve, “Aurela Hoxha Lingerie”, do të shkojnë në ndihmë të këtyre familjeve.

“Zemra mal nga mesazhet tuaja, faleminderit! Do të doja shumë të ishte në një moment më të mirë për të gjithë ne, por ne duhet të vazhdojmë përpara, duke ëndërruar e shpresuar që kjo dhimbje mbaron këtu. Dhe sigurisht do kisha dashur që me punën time prej shumë kohësh, t’ju thosha vetëm gëzuar, por tani do marr dimensionin tjetër dhe më shumë se një ‘merry christmas’, do të jetë një ndihmë modeste nga ana e të gjithë stafit që ka punuar për këtë projekt, që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Të ardhurat, të gjitha shitjet, pra e linjës së re, qoftë këto në ‘ëebsite’ apo në pika shitje në Spanjë apo Shqipëri, do të mblidhen dhe do jetë ‘dhurata’ jonë e fundvitit për një familje.”- shkruan ajo në postim.

Burimi: Panorama