Ke degjuar ndonjehere per ciklin e nentedhjete e nentave? Besoj se jo, perderisa ke prirje te terhiqesh nga cmimet konkrete ne poezi.
Na ishte njehere nje mbret dhe kishte prane tij nje sherbetor besnik. Perdite sherbetori ishte i qeshur, bente shaka, ishte i energjishem dhe teper aktiv. Mbretit kjo gje po i terhiqte vemendjen dhe nje dite e thirri dhe me nue ton te prere e pyeti? Cfare po ndodh me ty? Cfare fsheh ti qe je ngahera i qeshur dhe energjik? Trego te verteten!

Sherbetori ja ktheu me veshtrim te perulur por me zerin qe nuk i dridhej: nuk fsheh asgje madheri! Nuk ka arsye qe mos te jem i lumtur. Kam nje pune, nje familje, nje jete normale te perditshme, ndaj jam i gezuar.
Mbreti e ndoqi teper i irrituar dhe teksa sherbetori u largua thirri keshilltarin me te mire dhe i shpjegoi gjithe paqartesine e tij.

Ky i fundit e degjoi mevemendje dhe ju pergjigj:- Ah madheri, ceshtja qendron se ai nuk eshte futur ne ciklin e te nentedhjete e nentave.
C’eshte ky cikel?-e pyeti mbreti.
Sot ne mbremje, ja ktheu keshilltari, do marrim nje thes dhe do vendosim nentedhjete e nente napolona flori dhe do t’ja leme perpara portes se shtepise dhe ne do te fshihemi te shikojme cdo te ndodhe me te.

U tha u be. Sherbetori gjen prane portes thesin, shikon perreth dhe e fut me nxitim brenda. Fillon ti numeroj dhe i dalin fiks nentedhjete e nente monedha. Shikon perreth, kerkon, fillon te stresohet sepse duhet te ishin njeqind eshte numer i plote. Dikush do ta kete marre, mendon, kjo nuk duhet te ndodhte ndaj une do ti plotesoj. Kur ti bej njeqind atehere do te rroj si aga. Por qe te bej nje napolon duhet te kurseje shume, te punoj ahume, te fus edhe gruan ne pune, do gjej dhe pune te dyte dhe per tre vjet do ti bej njeqind.

Dhe keshtu filloi te vepronte. Mengjesin tjeter filloi punen dhe nuk kishte asnje grimce buzeqeshje, ishte i silloisur, i brengosur. Dhe keshtu ditet kalonin, kishte gjetur dhe pune tjeter dhe tashme nuk buzeqeshte kurre , i lodhur, inaktiv….derisa erdhi nje dite dhe mbreti e ndoqi nga puna po ashtu dhe nga puna tjeter dhe sherbetori u semure dhe nga marazi vdiq.
Morali i historise?! Lidhet me se miri pra me ate kundershtimin tim qe ndjenja qe te percjell poezia mbetet abstrakte dhe vetem e jotja, nuk shpjegohet, nuk e detyron dot tjetrin qe te doje dicka sepse ka marre cmim, nuk mund te shkruaj dikush sepse duhet ti degjohet emri…ndjenja qe te percjell poezia do te mbetet e bukur e gezuar e perjetshme vetem nese pranon te dalesh nga cikli i te nentedhjete e nentes do mbetet deri ne perjetesi ja ashtu abstrakte e mahnitshme, joabsurde.

Ana tjeter e medaljes:
Nuk fola fare për pushtetin e parasë. Për të ka këndvështrime të ndryshme. Psh, dashuritë e mëdha blihen me para?! Shkencëtarët kanë hedhur edhe interpretime tjera po aq interesante për krijimin e parasë. Sociologu francez Marcel Mauss në librin e tij “Dhurata”, argumenton që shoqëritë e hershme ishin ndërtuar rreth kulturës së reciprocitetit dhe obligimit për dhënie, jo tregtisë së bazuar në interesin apo përfitimin personal. Antropologu amerikan David Graeber ngjashëm argumenton në librin e tij “Borxhi”: 5000 Vitet e Para që forma më e hershme e këmbimit nuk është paraja por borxhi. Sipas tij, në mungesë të parasë njerëzit nuk kanë tregtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me mallra por kanë vepruar sipas një sistemi primitiv të borxhdhënies. Për shembull, atij që i është dashur lopa nuk e ka këmbyer për dele, por për premtimin që një ditë tjetër do t’i ndihmojë pronarit të lopës. A ndikon pasuria te dashuria? Apo ka ndjenja që nuk lidhen me llogaritë ekonomike? Një prej pyetjeve më të shpeshta që bëhen kur është fjala për marrëdhëniet në çift ka marrë më një fund një përgjigje.
Siç raporton “Metro.co.uk”, disa studiues në Universitetin e Hong-Kongut kanë kryer një studim me gra dhe burra, për të kuptuar se sa të qenit i varfër apo i pasur mund të ndikojnë te dashuria.

Ajo që i ka shtyrë studiuesit të nisin një studim të tillë është ajo që të gjithë shohim shpesh: sipërmarrës dhe njerëz të famshëm, të rrethuar nga femra shumë të bukura.

A është kjo meritë e parasë? Jo gjithmonë. Disa vullnetarë u janë nënshtruar testeve, sipas të cilave, në bazë të buxhetit që kishin në dispozicion, duhej të hartonin strategjitë e joshjes, raporton zeri.

Përfundimet ishin të qarta. Kush kishte më shumë para në dispozicion dhe duhej të bënte për vete një femër, tregohej më i sigurt në vetvete dhe më i shpenguar.

Ndërsa ata që duhej të joshnin një femër me një buxhet të limituar, shfaqeshin paksa më të ngathët dhe viheshin shpesh në siklet.

Darius Chan, i cili drejtoi këtë studim, i ka shpjeguar kështu rezultatet: “Ky është një fenomen që e kemi hasur shpesh mes meshkujve dhe femrave. Më të pasurit/ pasurat kanë tendencën t’i japin më shumë rëndësi tërheqjes fizike dhe aventurave pa lidhje, ndërsa më të varfrit dhe inteligjentët kërkojnë lidhje afatgjata, korrekte dhe plot pasion”

Marrë nga muri i facebook i Albert Z. Zholi