Një ditë, një princ e thirri në pallatin e vet një tregtar kuajsh, që solli dy pitok, dhe i ofroi për shitje. Të dy kafshët ishin të ngjajshme: Të rinj, të fortë, të formuar mirë. Por tregtari kërkonte për njërin prej tyre një çmim të dyfishtë.

Princi i thirri oborrtarët e vet duke u thënë: “Do t’i jap si dhuratë këta dy kuajt e mrekullueshëm atij që do të më shpjegojë pse njëri kushton dy herë më shumë se tjetri. Oborrtarët u afruan kuajve për t’i parë më mirë, por nuk dalluan asnjë diferencë që ta justifikonte një çmim aq të ndryshëm. “Meqënëse nuk e kuptoni diferencën mes dy kuajve, ndoshta do të jetë më mirë që të provohen, që të keni mundësinë të kuptoni pse kostoja e tyre është e ndryshme”.

Kuajt u endën disa herë rrugëve në afërsinë të oborrit të pallatit mbretëror. Edhe pas kësaj, oborrtarët nuk arritën ta kuptonin diferencën mes tyre.

Dhe për këtë Princi shpjegoi: “Keni parë, sigurisht, që kur vraponin, një prej kuajve nuk linte gati asnjë gjurmë pluhuri pas tij, ndërsa pas tjetrit pluhuri ngritej i dendur si retë plot me shiun.

Është kjo arsyeja që kali i parë vlen dyfishë më shumë se tjetri, sepse e bën detyrën e tij duke mos ngritur shumë pluhur.

Burimi: Akropoli i Ri