Jemi zyrtarisht në vitin 2021. Festimet për Krishtlindje dhe natën e ndërrimit të viteve u mbyllën, ndonëse këtë vit ishin shumë të limituara. Sigurisht që festa duhet të vazhdojë për gjithë 2021, mirëpo ka edhe nga ata njerëz që pas festave ndihen të trishtuar.

Kjo gjë ndodh për disa arsye:

Duhet të riktheheni në punë

Disa kanë pasur fatin të pushojnë gjatë për shkak të festave të dhjetorit. Mirëpo, tashmë pushimeve po u vjen fund si për ju që jeni në punë, edhe për ju që do të riktheheni në shkollë.

Familja “ndahet”

Nëse për festat e fundvitit jeni bashkuar me familjen tuaj, me vëllain që kishit kohë pa e parë pasi jeton jashtë shtetit, apo motrën që është me studime në një qytet tjetër, pas festave ata largohen dhe krijojnë një zbrazeti në shtëpi. Largimi i të afërmve pas festave sjell një lloj trishtimi.

Zbukurimet duhet t’i hiqni

Më datë 6 janar duhet të hiqet pema e Krishtlindjeve. Për një muaj të tërë jemi mësuar me dritat në qytet, por edhe në shtëpi. Pas festave gjithë gëzimi që sjellin dritat dhe zbukurimet largohet.

/portali DurresLajm/