Isidor ishte një Mësues i mençur. Një ditë një nxënës e pyeti: 

“Si mund ta kuptojmë kohën ekzakte kur Nata ka mbaruar dhe Dita ka nisur?”

Njëri nga nxënësit doli vullnetar dhe u përgjigj:

“Atëherë kur mund të dallojmë që prej së largu një qen nga një dele, do të thotë se ka filluar dita.”

Një tjetër thotë: 

“Nata ka ikur plotësisht atëherë kur arrijmë të dallojmë një pemë fiku nga një pemë kumbulle.”

“Jo,nuk është asnjëra prej këtyre,”- u thotë Mësuesi, “dita nis atëherë kur të mundesh të shohësh vëllanë tënd në fytyrën e çdo të huaji. Deri atëherë Nata është akoma me ne!”

Burimi: Akropoli i Ri