Dalin pamje të rralla nga arkivat qendrore shtetërore të filmit, për hapjen e shkollave fillore në komunizëm.

Fëmijët të shoqëruar nga prindërit dhe me lule natyrale në duar vrapojnë për në shkollë të lumtur.

Ndryshe nga tani ku shumë pak fëmijë i respektojnë rregullat, në atë kohë çdo nxënës ishte i veshur me përparësen e zezë me jakë të bardhë.

Në video shihen fëmijë që recitojnë vargje të gëzuar dhe mësuesja që i shpjegon se si duhet t’i bëjnë detyrat.

Burimi: Newsbomb.al