Një ditëlindje e festuar në spital, por ama e lumtur. Ashtu si për yllin e knematografisë shqiptare Margarita Xhepa, edhe për të gjithë adhuruesit që e duan prej vitesh artin e saj. Ikona e filmit dhe teatrit shqiptar ka festuar sot 85-vjetorin.

Pas një ndërhyrjeje në këmbë, Xhepa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që së shpejti të dala nga spitali.

Fotografitë janë bërë publike nga Presidenti Ilir Meta, i cili i ka dhuruar një buqetë me lule dhe një tjetër me urime.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, ka shkruar Meta.

Burimi: GSH.AL