Jeta e saj mund të krahasohet shumë mirë me çdo aktore të famshme të Hollivudit. E bukur dhe e hijshme, po aq sa dhe profesionale, ajo ia arriti qëllimit në jetë. Një vajzë e thjeshtë që arriti kulmin e saj dhe u krenua gjithmonë që vinte nga Shqipëria. Është një personalitet në fushën e artit dhe të kulturës.

Me orgjinë nga zonat e Kolonjës, vend nga ku lindin trimat dhe njerëzit e zgjuar, ajo arriti t’i shtojë hijeshinë artin e një karriere të pasur kulturore kësaj origjine.

Ajo lindi në vitin 1928, në një familje të shqiptarëve të famshëm, nga Orgocka e Kolonjës. Kryen studimet në Amerikë për balet, dhe më pas në moshën e njomë dhjetë vjeçare, ajo rikthehet në vendin e saj, në Korçë së bashku me familjen.

U angazhua në disa shfaqje si balerinë dhe u formua edhe si këngëtare dhe akrobate e shkëlqyer. Jo vetëm spektatorët po edhe shtypi i kohës e përcjell me ngrothësi lajmin e këtij ylli që gëzoi Korçën mbarë. Dhe ajo me të vërtetë që po ngjitej pak nga pak si divë.

Pas shfaqjeve të suksesshme në Korçë ajo shkon në Austri dhe aty ajo ndrit si një yll i baletit. Jep shumë shfaqje dhe rezaton një divë në ngjitje për publikun austriak dhe më pas Europian. Krahas balerinës ajo njihet edhe si këngëtare. Kineastët kanë vëmendje të veçantë për njerëzit që kanë një karrierë të pasur në ngritje dhe i tërheqin shumë shpejt ato drejt suksesit të metejshëm.

Ajo thithet nga kjo rrymë kinematografie dhe luan role në filma kinematografikë. Fillimisht në Francë krahas artistes së njohur Maria Dubas.

Kjo i dha një dorë për të arritur majat ku çdokush do ta ëndërronte, u angazhua në Hollivud me shoqërinë ‘Gollduin Majer’.

Brenda një viti xhiroi dy filma ku luajti rolet kryesore. Elena Qirici u angazhua gjithashtu me filma edhe në Itali në vitet 1954.

Ajo ra në syrin e djalit të presidentit amerikan Gerald Ford dhe në vitin 1965 Eleni Qirici u martua me të birin e Presidentit amerikan.

Elena Qirici është artistja e parë me origjinë shqiptare që luajti në Hollivud. Ajo i hapi rrugën një sërë të tjerë aktorësh të famshëm si Xhon e Xhim Belushi, Sten Dragoti e Bekim Fehmiu e së fundi Eliza Dushku etj. Ajo është krenaria që duhet të nderohet nga Korça, Kolonja dhe kudo ku ka shqiptarë.

Të njëjtën gjë bëri ajo sa ishte gjallë, u mburr që ishte shqiptare dhe për këtë kujdesej që kjo të vihej në pah sa më mirë në afishet e qëndrimet e saj. Ajo është një divë që duhet të përkujtohet ashtu si e quante ajo veten, shqiptare.

Nga Eugent Kllapi

Burimi: Konica.al