Për vite me radhë e kam urryer nënën time! E urreja për faktin se ajo kishte një sy. Me qëllimin që ne të na plotësisheshin kushtet në familje, nëna ime punonte në një gjelltore . Puna e saj ishte e lodhshme shpesh-herë e mërzitshme, madje dhe e vështirë sepse ajo shikonte vetëm nga njëri sy. Më donte shumë aq sa un nuk arrija dot ta kuptoja. Më kujtohet një moment në shkollën fillore kur nëna ime, nga meraku i madh që  kishte për mua më vizitoi në shkollë!

Sapo e pash u shtanga, nuk doja vetën sepse e dija që shokët do më thoshnin diçka. Në ato momente në mëndjen time nuk ishte nëna por ishin shokët sepse nuk doja të largohesha nga shoqeria e tyre. Sapo e pa njëri prej tyre nënën timë tha: “Eh, Nëna jotë ka vetëm një sy.” Në ato momente nuk doja të isha i gjallë dhe e vetmja gjë që kërkoja ishte që nëna të zhdukej përgjithmonë nga jeta ime.

I mbushur me mllefin që kisha përbrenda ditën tjetër i thash: “ Përse më përqesh?! Përse nuk vdes?! Ajo heshti, nuk foli! E pash dhe e ndjeva që thellë u pikëllua dhe u mërzit shumë, por prap nuk ma ktheu fjalën as nuk më ofendoi as nuk më qortoi. Pash në sytë e saj që kishte nevojë për një përaqfim të ngrotë dhe që djali i saj t’i thoshte: “ Nënë, të dua shumë” Unë kurrë nuk e bëra këtë gjë, madje e vemtja gjë që kërkoja isha të zhdukesha nga ajo shtëpi.

Nuk mund të duroja dot që nëna ime ishte vetëm me një sy. Vitet ikën, arrita në një moshë të caktuar por ndjenjat ndaj nënës ishin njësoj. Ato ishin të ngurta dhe të ftohta. Gjatë gjithë kësaj kohë nëna imë më ka trajtuar me dashuri, ngrohtësi por unë ja ktheja me të keq.

Sjellja ime kurrë nuk e lodhi nënën por përkundrazi ajo më donte shumë dhe këtë gjë unë e  dalloja sepse shpesh-herë në sytë e saj kullonin lot. Pasi mbarova studimet, erdhi momenti që un kisha ëndëruar. U largova nga shtëpia dhe shkova në një qytet më të madh.

I lumtur që nënën e lash në shtëpi u nisa drejt një jetë të re. U nisa me mendimin se përpara meje nuk do dilte më ajo grua me një sy që ishtë nëna ime. Vitet kaluan pa u vënë re dhe unë kurrë nuk mendova për nënën. Pasi u njoha më një vajze, u martuam dhe më pas Zoti na dhuroi fëmijë të mrekullueshëm. Tashmë që isha bërë prind fëmijët i shikoja me një sy tjetër, doja që ata të ishin të lumtur dhe të rriteshin me dashuri.

Një ditë dikush trokiti në derë! Ishte nëna ime. Ajo tashme ishte plakur, fytyra e saj plot rrudha tregonin qartë vitet e sakrificave dhe mundimeve. Sapo e pash, pa menduar që edhe unë tashmë kisha fëmijë i bërtita: “ Si mundet të vish ti këtu?!” Përpara meje dolën fëmijët e panë dhe thanë: “Nëna jonë është kjo?! Kjo qënka me një sy” I nervozuar, dola me nënën përpara dhe i thash: “ Kush të tha që të vije këtu?! Deshiron të frikesosh fëmijët e mi! Largohu nuk dua t’ia di më për ty.” E pikëlluar në maskimum, me një zë që dridhej më tha: “ Biri im, ma bëj hallall!

Nëna nuk do të të lëndojë ty dhe familjen tënde. Po shkoj dhe kurrë nuk do kthehem” Mbylli derën edhe iku! Anjëherë nuk do t’i harroj ato momente. Po filloja të kisha vështirësi dhe mëndja po më rrinte atje. Si mundet që ta largoj nga shtëpia unë nënën time?! Si mundet të largoj dikë që më ka dashur dhe sakrifikuar aq shumë për mua.

Pas një farë kohe vendosa të shkoja tek vendlindja ime. U habita kur pashë që dera e shtëpise ishte e mbyllur. Pyeta fqinjët dhe ata më dhanë një lajm që më tronditi shumë. Nëna kishte ndëruar jetë! Dikush prej tyre kishte çelsin e shtëpise dhe kjo mjaftoi që të futesha brenda të rikujtoja momentet e fëmijerisë. Në gjerat e saj të vjetra gjej një letër që më drejtohej mua. Nëna ime më thoshte: “ Biri im, i vogli im, drita ime e syve! Të kërkoj hallallin që erdha në shtëpinë tënde pa të thënë, nuk kisha qëllim të trembja fëmijët e tu.

Erdha sepse më kishte marë malli dhe nëna jote tashmë e moshuar dëshironte të ndjente aromën tënde! Fale nënën tënde për çdo situatë të pakëndshme që ka krijuar me prezencën e saj. Fale nënën tënde që nuk ka pasur një pozitë të caktueshme në jetën tënde. Biri im, dua të të tregoj diçka! Kur ishe i vogël, ti bëre aksident dhe si pasojë e saj ti humbe njërin sy. Nëna jote nuk duronte dot që i vogli i saj të kishte vetëm një sy kështu që vendosa të jepja syrin tim sepse ti ishe drita e syve të mi. Isha e lumtur dhe krenare që ti shikoje, ecje, dhe lumturoheshe si gjithë shokët e tu.

Kjo ishte arsyeja se përse nëna jote kishte vetëm një sy. Me dashuri të madhe, të përqafoj dhe të them që të dua shumë!” Teksa lexoja letrën e kuptova të vërtetën, u shtriva përtok dhe nisa të qaj me dënesë!

Doja të ktheheshe çdo gjë nga fillimi por ishte vonë. Nëna nuk ishte aty, ajo u largua  pa marë një përqafim nga unë. I vetëm në mes të dhomës, kujtoja të gjitha sjelljet e këqia ndaj saj dhe lotët nuk më pushonin. Ishte tepër vonë!

Vëllezër dhe motra, rrespektoini, duajini dhe mbuloini me ngrohtësi prindërit tuaj. Vitet kalojnë, ata plaken dhe nuk jetojnë përgjithmonë këtu në këtë botë.

Burimi: medialb.press