Një djalë e ftoi babanë e tij të vjetër në një restorant për një darkë. Babai ishte shumë i moshuar dhe i dobët, ndërsa hante, hodhi ushqim në këmishë dhe pantallona. Njerëzit e tjerë apo e shihnin në neveri, ndërsa djali i tij ishte i qetë.

Pasi mbaruan së ngrëni, djali i tij i cili nuk ishte aspak i mërzitur prej reagimit të njerëzve, e çoi qetësisht në banjë, i fshiu grimcat e ushqimit, i hoqi njollat, i krehu dhe flokët. Kur dolën jashtë, i gjithë restoranti po i shikonte në heshtje, duke mos arritur të kuptonte sesi dikush nuk mund të sikletosej nga publiku. Djali e pagoi faturën dhe u bënë gati të largohen.

Në atë kohë, një burrë i vjetër i cili po darkonte aty me familjen e tij i thirri këtij djalit dhe e pyeti: “A nuk mendon se ke lënë diçka?”.

Djali u përgjigj, “Jo zotëri, nuk kam lënë gjë”.

Burri i vjetër ju përgjigj, “Po, ju keni lënë diçka të madhe! Keni lënë një mësim për çdo djalë dhe vajzë që ju pa sonte se si vepruat me babain tuaj “.

Restoranti heshti.

Morali: Të kujdesesh për ata që dikur kujdeseshin për ty është një nga nderimet më të larta. Ne të gjithë e dimë, se si prindërit tanë kujdeseshin për ne kur kemi qenë të vegjël. Duajini prindërit, respektoni ata dhe kujdesuni për ta.

Photo: Angelo SARTORI – Unsplash.com

Përshtati dhe përktheu ekskluzivisht për faqen Na Ishte Dikur, Olsi S. Ferazini/Naishtedikur.info 30 Janar 2020