Një ditë prej ditësh, një djalë bashkë me babain e tij, i cili ishte në moshë të thyer, shkuan në një restorant shumë luksoz. Babai ishte shumë i moshuar dhe gjithashtu kishte probleme me shëndetin. Ndërsa po hante, copëza ushqimesh i binin duke i bërë pis këmishën dhe pantallonat e tij. Të gjithë klientët e tjerë po i shikonin me përbuzje, ndërsa i biri vazhdonte të darkonte plotësisht i qetë.


Sapo mbaroi ushqimin e tij, i biri e mori të atin në tualet dhe e pastroi nga mbetjet e ushqimeve. I pastroi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij. Kur dolën nga tualeti i gjithë restoranti po shikonte djaloshin dhe po e admironin në heshtje…


Djaloshi mori për krahu të atin dhe u drejtua drejt daljes. Në atë moment një klient i moshuar i thirri djaloshit dhe e pyeti:


“A nuk mendoni se keni lënë diçka pas?”
“Jo nuk kam lënë diçka”, – u përgjigj djaloshi.
“Po keni lënë”, – tha plaku.
“Latë një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba’’.


I gjithë restoranti ishte pushtuar nga heshtja.

Burimi: Akropoli i Ri