Djemte e Detit
Djemte e Detit

Djemtë e Detit është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka pasur sukses te jashtëzakonshëm. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime ndoshta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ‘80 në të gjithë botën. Prezent në skenën e muzikës, tani për më shumë prej 20 vjet, hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga “Mos qaj”, por pa perjashtuar hite te tjera si LamtumireJo TaniKohe pa tyBalade Për Jakup Ferrin etj.

Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe ku janë kurorzuar dhe me shumë, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku.

Në vitin 1997 ata kanë lancuar albumin “Izolimi vdes”, i cili ka pasur një sukses masiv, dhe dëgjohet edhe sot. Pas 10 vjetesh u desh qe Valentin Markvukaj (kompozitori / Tastjeristi dhe producenti i grupit) te takohej me Gent Demaliaj (solisti dhe poeti në shumicen e këngëve) dhe te bashkpunojne per realizimit e albumit te dyte EPOS, një album me tendenca progresive, por gjithmonë prioritet kryesor qe melodia.

Albumi Epos pa dyshim është albumi me profesional i realizuar nga një grup Rroku ne Shqipëri. Është një album ku teknika, melodia, zëri dhe koncepti kurorezohen në maksimum. Sot pjesëtaret e grupit janë Valentin Markvukaj (kompozitor) që jeton në Australi dhe Gent Demaliaj (këngetar/tekst shkrues) që jetonte në Tiranë, por qe më 27 janar 2015 ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.