“Sa doja të përhumbja dhe njëherë si në foto”. Kështu shprehet regjizori Leonard Bombaj që kthehet 20 vite pas. Sjell foto të viteve 1990 me emra të shquar të muzikës shqiptare si Redon Makashi, Aleksandër Gjoka e Gjergj Jorgaqi. Në foto bien në sy vajza simpatike, pjesmarrëse të spektakleve që organizoheshin në ato vite, sic ishte nder to dhe “Weekend in Hollywood”.

“Ja fytyrat e bukura, enderrimtare te 90-es me yllin e tyre R.Makashi. Ishte show me 80 gocat me te bukura te Tiranes. Por edhe rebele. Iken nga V. Grabocka nuk i mbante dot”, shkruan në një prej fotove Bombaj plot nostalgji për vitet e ikura.

Burimi: balkanweb.com