Nga Kozma Borova

Do martojmë Malon
Estrada Fierit 1980, kendojne
Arqile Lipe dhe Todi Llupi
Teksti Pëllumb Kulla, Kompozitor Ferit Hoxha-Do martojmë Malon, harxhet shkojnë lume, 600 dasmoree….6 netë pa gjumë.

-Celur që dy javë, këngë e karamele, 50 damixhane….30 kokë dele.
-Të na trashëgohesh Malo, plot me borrokocër Malo, si kjo dasëm s’bëhet Malo. Ooooooo.
-Rrofsh o Malo që na ftove, rrofsh o Malo na gëzove.-Do martojmë Malon, me 3 palë saze, njera qan Minushen…..dy tango dhe valse.

-Po martojmë Malon, dasëm në tri salla, atje vallen tezja… .këtu këndon halla.
-Të na trashëgohesh Malo, plot me borrokocër Malo, si kjo dasëm s’bëhet Malo. ooooooo

-Rrofsh o Malo që na thirre, rrofsh o Malo që na ngjirre.
-Plot nga ane anës, mbi 40 katunde, mbi 1000 peshqeshe…. 2000 ditë pune.
-Dëme solli dasma, harxhe nga sikleti, më shumë se kjo dëme….solli veç tërmeti.

-Të na trashëgohesh Malo, plot me borrokocër Malo, si kjo dasëm s’bëhet Malo. oooooo
-Rrofsh o Malo që e tunde, rrofsh o Malo që na shkunde.

Për faqen Na Ishte Dikur, Kozma Borova