“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral…” Duket se kjo shprehje shkëputur nga filmi artistik “Ballë për Ballë”, dhe e vendosur nga kineastët shqiptarë në gojën e një admirali sovjetik, nuk do të kishte më vlerë për atë që konsiderohej si “baza më e vjetër Ushtarako-Detare e Mesdheut”.

Agim Kuri – operator

Në vitin 1960 Baza e Orikumit ishte vërtet në mes të interesave të mëdha. Ishte fillimi i kulmit të “Luftës së Ftohtë”.

Një vit më pas, në vitin 1961 ngritja e Murit të Berlinit do të tregonte përfundimisht ndarjen e dy kampeve, jo vetëm në mënyrë ideologjike, por dhe fizike.

Në vitin 1960 flota detare shqiptare kishte të paktën 22 anije luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme të ardhura nga Bashkimi Sovjetik, por dhe 13 anije ndihmuese.

Duhet pasur parasysh se baza ishte e përbashkët dhe një pjesë e ar, matimit zotërohej vetëm nga ekuipazhet sovjetike.

Në vitin 1960 Baza Detare-Vlorë kishte në përbërjen e saj këtë ar, matim:

Anije lufte

12 nëndetëse – të modelit Pr. 613, të prodhuara në vitin 1954

-2 me ekuipazh shqiptar

-2 me ekuipazh të përbashkët ruso-shqiptar

-8 me ekuipazh rus

2 baza lundruese

2 dragamina të mëdha – të modelit Pr. 56, prodhuar në vitin 1958

6 dragamina të vogla të modelit Pr. 254-K, prodhuar në vitin 1957

8 anije luftarake tip “Gjuajtës” të modelit Pr.1228, prodhuar në vitin 1958

-4 nga anijet Gju, ajtës ishin me ekuipazh sovjetik

-4 me ekuipazh të përbashkët

2 rimorkiatorë të mëdhenj

2 Skuadrilje – Karta Silurues të modelit Pr.123 bis, prodhuar në vitin 1954

Anije ndihmuese

Anija Patosi cisternë nafte 600 t

Anije frigorifer                       170 t

Silur kapësja

Anija çmagnetizuese

Anija e polumbarëve

2 copë cisterna uji 250 ton

2 copë Katëra Rade

2 copë rimorkiator oqeanik 1000 kf

2 copë motoskaf komande

Por mbas vitit 1990 Bazës Ushtarako-Detare të Orikumit, i kishte mbetur vetëm emri i “lavdishëm”. Ndërsa pak vite më pas, baza e Vlorës e mbiquajtur: “Pashaliman” apo ardhur në shqip si: “limani kryesor” do të ishte edhe më keq…

Përgatiti për botim Leonard Veizi/ Fjala.al/