Mjeku i njohur, Artan Koni ka folur për jetën e tij në një emision në oranews. Pas 17 vitesh studimesh dhe punë kryesisht në Turqi, Koni u kthye në Shqipëri për të kontribuuar dhe krijuar familje.

Sot pas 5 vitesh qëndrimi, pishmane nuk ka.

Ai shtron si të vetmin problem mungesën e meritokracisë, por siç thotë ai kur nuk e ndryshon dot frymën duhet të përshtatesh.

Koni është aktiv edhe në abuzimet që bëhen nga qeveria mi shëndetësinë, ku së fundmi ai hedh dyshime mbi koncesionin e sterilizimit.

Koni shprehet:

“Doja nuse shqiptare. Është më mirë këtu se jashtë shtetit, të paktën për mua si mjek.Si ata që kthehen si ata që janë në Shqipëri problemi bazë është meritokracia që nuk funksionon. Jashtë shtetit mund të keni qenë shumë vjet, mund të jeni rritur shumë nga ana profesionale, vjen këtu punë e madhe. Futet partiaku dhe pikë. Është problem, sidomos për ata që kanë studiuar jashtë shtetit, ky fryma që ke marrë është që i zoti çan.Pasi ke marrë këtë frymë vjen këtu dhe ta hedhin në koshin e plehrave.U ambientova me këtë frymë.Unë isha më i kualifikuar seç duhet, në pjesën e shtetit. Te privati është krejt ndryshe.”

Burimi: InfoShqip.com