Mos ma merrni për ters…
– Doktor, kam gjithë jetën që dëshiroj të kem një fëmijë….
– Shumë mirë zonjë, zhvishuni!
– Shiko doktor….nuk dua të ma merrni për ters….po do desha që fëmijën e parë ta bëja me burrin tim…

—-

Zonja tek doktori…
Një grua shkon tek doktori:
Gruaja: Doktor, djali im ka disa probleme: këmbët i ka te shtrembura, krahët të pafuqishëm, nga syt nuk shef mirë dhe gjithashtu nuk dëgjon mirë.

Doktori: Zonjë zhvishu dhe shtrihu aty në shtrat tani vi unë.
Gruaja: Doktor nuk jam unë e semurë por djali…!
Doktori: Zonjë e kuptova por është për mua shume më kollaj të bëjmë një të ri sesa ta shërojmë aktualin…

—-

Pacienti tek mjeku
-Doktor duhet te jeni gabuar.Ju kerkova dicka per te larguar plotesisht te krruarat dhe jo nje qetesues te zakonshem…
-i dashur zoteri,gaboheni,pasi kjo ju duhet.Do t’ju jape energji qe te mos lodheni se krruajturi!

—-

I kujt eshte femija?
-Doktor te lutem me thoni cfare ka femija im. Doktori mendohet pak dhe pastaj e pyet:
-Zonje, mund te me thoni se sa here beni dashuri me burrin tuaj?
Gruaja i pergjigjet me ndrojtje:
-Pa ja doktor, 1 here.

Doktori: -1 here ne jave?
Gruaja: -Sikur te ishte 1 here ne jave.
Doktori: -Atehere 1 here ne muaj.
Gruaja: -Ah dhe 1 here ne muaj sikur te ishte, do ishte mire.

Doktori:- Atehere 1 here ne vit.
Gruaja e merzitur i pergjigjet:
-Po doktor, 1 here ne vit.
Pasi mendohet per pak sekonda, doktori i kthen pergjigje gruas:
-Ah zonje, nuk keni asnje arsye pse te shqetesoheni. Eshte thjesht ndryshk.

—-

I shqetësuari
Pacienti: Doktor, doktor…jam shumë i shqetësuar, dëgjoj zëra dhe nuk shikoj asnjëri.

Doktori: Kur ndodh kjo?

Pacienti: Kur flas në telefon!

—-

Femija me flok te kuqe
Nje cift shkon te doktori dhe e pyesin ?
Doktor, ne te dy jemi me flok te zeza kurse femija na doli me flok te kuqe. Si eshte e mundur?
Doktori: Sa shpesh beni dashuri?- pyeti doktori ….. 1 here ne vit .. u pergjigj gruaja
Doktori: Mos u shqetesoni se eshte per shkak te ndryshkut

—-

Në maje të pemës
Nje i semur me te meta mendore kishte hip ne maje te pemes se spitalit…E shikon mjeku i thot zbrit qe aty por e kot nk zbret…shkon mer nje sharre mjeku dhe i thot – Zbrit se do e pres pemen ndryshe!..e kote perseri nk zbret…shkon mjeku mer nje motorrsek dhe i thot -Zbrit se do ta pres tn !..por i semuri mendor perseri nk zbret.

Aty kalon nje tjeter budalla e sheh kete lart ne peme dhe nxjer nga xhepi nje brisk rroje dhe i thot -Zbrit se do ta pres pemen ndryshe..! I semuri qe ishte lart ne peme zbret direkt. Mjeku i habitur i thot – Si ka mundsi un te thash do ta pres me sharre,me motorrsek dhe su trembe,tn u trembe nga nje brisk rroje? I semuri qe zbriti nga pema i thot…Epo budallai e pret me te vertet….

—-

Në sallën e operacionit
Një të sëmurë po e çonin për në sallën e operacionit. Një infermiere e pyet:
– Pse dridhesh kështu, kaq shumë frikë ke?

– Dëgjova atë kolegen tënde, kryeinfermieren, që thoshte që operacioni i apandesitit është shumë i lehtë, nuk duhet të jesh kaq i frikësuar dhe se çdo gjë do shkojë mirë!

– Po pra, ajo jua ka thënë të gjitha këto për t’ju qetësuar dhe e vërteta ashtu është!
– Po mor po, e kuptoj shumë mirë këtë gjë por, problemi këtu është se ajo nuk po ma thoshte mua….por kirurgut!

Përgatiti: Admir Shehi/Naishtedikur.info