Fatmira Nikolli – Oskar Schindler, një industrialist gjerman dhe anëtar i partisë naziste përpiqet të shpëtojë punonjësit e tij hebrenj kur kupton se po persekutohen në Poloni. Me regji të Stiven Spilbergut dhe me interpretimin e Liam Neeson, Ben Kingsley, e Ralph Fiennes në rolet kryesore filmi, “Lista e Shnidlerit” fitoi disa çmime të mëdha kinematokgrafike, duke sjellë para opinionit botëror shembullit e Shnidlerit dhe duke e kthyer titullin e filmit në një term referimi. Nën titullin “Arka e Shindlerit” që krijon asosacion me arkën e Noes, më 1982 ajo erdhi si vepër e novelistit austrialian Thomas Keneally çka e bëri autorin fitues të Man Booker Prize.

Por mes individëve të kombeve të mëdha që dhanë shembuj të tejkalimit të frikës për të shpëtuar njeriun nga njeriu, shqiptarët dhe kombi i tyre kanë një vend të dukshëm për shpëtimin e hebrenjve. Në “Yad Vashem” (Qendra Botërore Përkujtimore e Holokaustit – ËHRC), emrat e 75 shqiptarëve shquhen qartë, shumë syresh familje myslimane nga Shqipëria e Kosova që u rreshtuan mes mbrojtësve të izraelitëve pa atdhe. Rrëfimet e shqiptarëve, flasin për hebrenj të veshur si fshatarë që të dukeshin sa më shumë shqiptarë të qe e mundur, në sytë hetues të gjermanëve. Kujtojmë mes tyre edhe klerikun mysliman Nuro Hoxha që strehoi një familje hebreje me 12 anëtarë.

Edhe vetë Shqipëria ka nderuar ata që strehuan hebrenj ku përmenmdim familjet: Balla, Biçaku, Boriçi, Budo, Çiftja, Frashëri, Hoti, Hoxha, Nuro Hoxha, Kadiu, Kasapi, Kilica, Kocerri, Lekatari, Dulaj, Myrto, Nosi, Orgocka, Panariti, Pilku, Qoqja, Rezniqi, Ruli, Sharri, Sheko, Pashkaj, Shkurti, Shpuza, Toptani, Veseli, Xhyheri, Zyma, etj.

E mes emrave që i strehuan për t’i shpëtuar, me rastin e Krishtlindjes sjellim nga arkivi i shtetit “listën e Shnidlerit shqiptar”, Dom Shtjefën Kurtit, priftit që “pagëzoi” me ‘letra’ dhjetra hebrenj. Thënë kjo, ata nuk ndiqnin katekizmin me javë të tëra dhe gjithë liturgjinë kishtyare që të konvertoheshin në katolikë, ‘pagëzimi” i tyre nuk bëhej në kishë me ritual- pagëzimi i tyre ishte formal dhe vetëm me dokumente. Përmes kësaj, Dom Shtjefni mundësonte që ata të ndërronin emrin dhe të pajiseshin në kohë rekord me dokumente shqiptare, duke e bërë të pamundur identifikimin e tyre si hebrenj. Studiues të ndryshëm të kohës, që janë marrë me dosjet e viteve 1940, thonë se Dom Shtjefni i bëri këto pagëzime me nismën e tij dhe në ‘tejkalim’ të riteve e afateve kohore të tyre.

Mes dosjeve të shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, ka dokumente që mbajnë firmën e Dom Shtjefnit, ku shkruhet se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. e famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?

Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike?

“Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjetër Meshkallës, edhe nep sheje të mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”- shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefën Kurti). Me po atë datë, 23 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatuema se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi – Arqipeshkev.

Kërkesa dhe marrja e përgjigjes brenda ditës, tregon për një nxitim të panatyrshëm të një prifti për të pagëzuar dhe njëherësh për tu dhënë emra të rinj. Letrat duhet të jenë dërguar e marrë dorazi në ato ditë pushtimi, ëka përndryshe, edhe sot në kohë paqeje, posta do të paktën dy ditë pë letërkëmbime brenda Tiranës. Studiuesi Eraldi Kapri tha dje për këto dokumente se Dom Shtjefni “nuk organizonte pagëzim publik. U dërgonte letër autoriteteve që filanin e pagëzova, ka këtë emër”. Ai gjykon që ishte pagëzim i rremë. “Në këtë mënyrë edhe hebrenjtë ishin të kënaqur sepse nuk tradhëtonin fenë e tyre, besimin e tyre vetëm ngaqë kishin nevojë për dokumente”, thotë Kapri.

Burimi: Gazeta Shqiptare – GSH.AL